Akuzat e Metës ndaj Dumanit, avokati: E kanë zënë paranojat, sheh armiq gjithandej! T'i verifikohen vilat në Londër

18 Prill 2024, 10:04Politika TEMA
Akuzat e Metës ndaj Dumanit, avokati: E kanë zënë paranojat,

Avokati Romeo Kara u shpreh se Ilir Metën e kanë zënë paranojat prandaj dhe sulmon SPAK dhe Altin Dumanin.

"Gënjen për emrin e vet. Njëherë thotë e kam Ilir Metaj, njëherë thotë e kam Ilir Rexhep Meta. Harron ai që vinte tek shtëpia ime, me Maqo Lakrorin.

Janë hallexhinj të gjithë, por ky dhe Berisha kanë një fjalor ndaj SPAK. Çfarë do ti bëj SPAK-ut? Ky që sheh armiq gjithandej. Ka paranojë, kjo e bën të shohi armiq kudo, të shohi komplote kudo.

Edhe t’i akuzosh të tjerët. Sa më shpejtë ta kuptojnë ata që kanë qenë me të. Ta pranoj që ka bipolaritet. Ka ndryshim humori. Siç iu bë ves e vjedhura në pushtet. Ky që del me gjoks përpara", tha avokati u shpreh në 'Studio Live' në Report Tv. 

Sakaq, ai i sugjeron Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër, që lë të kuptohet se janë bërë me paratë e popullit shqiptar.

"Me çmendurinë time i sugjeroj SPAK dhe të tjerëve, të verifikoj 4 vilat në Londër dhe 3 vila në Bishop Avenue se mbase dalin edhe disa gjëra tjera. Mendoj se janë paratë e shqiptarëve që kanë shkuar atje", thekson Romeo Kara.

 

Lini një Përgjigje