Akuzat e PD për manipulim të votës së diasporës, Celibashi: Asgjë s'e ka cenuar integritetin zgjedhor

19 Maj 2025, 14:02Politika TEMA
Akuzat e PD për manipulim të votës së diasporës,

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat komentoi kërkesën që kanë paraqitur disa kandidatë, të cilët pretendojnë vjedhje votash, për të parë pamjet filmike gjatë numërimit. 

“Nëse një parti politike apo koalicion, iu kemi thënë që gjithsecili prej këtyre subjekteve mund të tërheqë në KQZ pamjet filmike. Nëse nuk i siguron dot për arsye të ndryshme, KQZ  ua vë në dispozicion çdo kandidati.

Unë e di se çfarë duhet të ndodhë por nuk dua të ndërhyjë në kompetencën e njërit apo tjetrit. Rinumërimi nuk ka të bëjë me komisionerin shtetëror. Nuk dua të jap një përgjigje për këtë gjë. Është njësoj si te jem gjyqtari i shkallës së parë dhe të them se çfarë do të bëjë Apeli”, u shpreh Celibashi.

I pyetur nëse ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm, kryesisht ato të Greqisë pas akuzave të PD për manipulim, Celibashi deklaroi se nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ka ndikim në rezultat, çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm. Megjithatë, ai garantoi se sa i përket administrimit në kompetencë të KQZ, procesi është kryer si duhet dhe nuk ka parregullsi.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe ndikojnë në rezultat çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm. Me siguri të plotë them se çfarë ka administruar KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë të paktën për atë segment dhe kompetencë të KQZ.

Ngelet diskutimi se si votuesit nga jashtë kanë votuar, por në momentin që gjithsecili prej tyre ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës, asnjë gjë s’e ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Më shumë akoma në ambientin ku zhvillohet procesi i numërimit të votave. Nga ana tjetër, ka të drejtën e vet për të kërkuar dhe sqaruar çdokush që ka pretendimet për këtë proces. Kemi përgjigje për çdo pyetje të mundshme", shtoi Celibashi.

4 Komente

  1. K
    KALEC Dega

    Qelbashi ka te drejte, diaspora votoi 99% PS dhe Edi Ramen 100%...sidomos cunat e Kukesit, qe votuan me shumice per Aeroportin e Kukesit.....lol

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Celibashi u rrjeshtua hapur ne krah te Sali Berishes. Dy veprimet e tij per votat e Greqise dhe mosshpallja e rezultatit ne Vore dhe njesine 10, ishin nje veprim ne kundershtim me kompetencat e tij, veproi si kunat i Fatmir Mediut. Po te ishte rezultati i ngushte, Celibashi do i kishte nxjerre te pavlefshme votat e Greqise, te cilat diheshin qe ishin 80% per Edi Ramen. Kur Celibashi e pa qe PS fitoi ne gjithe bvendin 83 mandate, filloi ta dridhte, me diasporen, kur vendosi te numeroheshin votat e Greqise.

      Përgjigjjuni
    2. f
      fjala

      Edhe me ha edhe me djeg, Qelibrashi ! Qe kur filluan votimet, Qelibrashi deshi ti nxirrte jashte ligjit; kjo ishte porosia e atij qe kur Europa eshte ne Tirane me gjithe udheheqesit e saj, ai shkon darkave ne Bruksel dhe takon rojet e ndertesave atje qe kane ngele ose ndonj suflaxhi si Doris Packe dikur qe tani ben shurren rruges. Turpi per ate njeri s'egziston, por ai eshte edhe çyryk: shikoni dhe degjoni gjithe videot se si ka folur gjate fushates: jo çyryk por ne "pallatin" 17 ne Vlore ose ne Elbasan ne se egzistojne. Hiqeni Qelibrashin, merreni Saliun se ndonje dite nuk do kthehet ne shtepi me ato qe kemi pare e degjuar dhe pastaj do akuzojne policine pse nuk po e gjejne. Ruajeni atje ne shtepi si muze, i beni dhe nje sklupture, e vendosni ne kal dhe nxirreni shtetiteni neper bulevard te kenaqen ata shqiptare qe s'rrin dot pa te. Hajde, hajde, ç'bageti e biujqesi !

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Amon kur del ai Ivi Kaso me pamje te frikeshme, shikim i akullt , tremb femijet se ngjan me nje krokodil qe ruan prene e tij antilopen te pije uje ne breg te lumit dhe nga nje pakujdesi e saj krokodili i turret menjehere dhe i kafshon kemben apo hunden dhe e terheq brenda ujit duke e gelltitur cmendurisht.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje