Akuzat për dënimin në Itali, KQZ i jep dritën jeshile Agron Kapllanajt

9 Janar 2023, 20:01Politika TEMA

Akuzat për dënimin në Itali, KQZ i jep dritën jeshile Agron

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ ka bërë me dije se pas verifikimeve të thelluara rezulton se kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit për Partinë Demokratike, Agron Kapllanaj, nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

Gjithashtu ky vendim është marrë edhe për Hekuran Murataj i cili në zgjedhjet e kaluara kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës nën logon e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, mirëpo nuk arriti të fitonte.

Ky vendim i marrë nga KQZ gjithashtu hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike e Sali Berishës kundrejt Kapllanajt, të cilët më herët u shprehën se ai nuk mund të kandidojë për kreun e Bashkisë së Mallakastrës për shkak të problemeve me ligjin në shtetin fqinj, Itali.

Kapllanaj është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Mallakastrës.

Kujtojmë se në vitin 2004 ai u dënua me 2 vite burg dhe 300 euro gjobë gjykatë në Firence pasi akuzohej për vjedhje.

Prokuroria e Përgjithshme ju rikthye kësaj historie duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut.

Sektori i Dekriminalizimit  bëri një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezultoi se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.

Postimi i plotë i KQZ:

Në seancën e sotme publike të datës 09.01.2023:

– Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

– U plotësuan vakancat në këshillin bashkiak të Bashkisë Përmet dhe Bashkisë Dibër,

– U vendos regjstrimi i nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik”.

Lini një Përgjigje