Blendi Klosi konfirmon: Deputeti Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste!

9 Janar 2023, 19:29Politika TEMA

Blendi Klosi konfirmon: Deputeti Agron Çela i është bashkuar

Blendi Klosi, sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka konfirmuar sot deputeti i Agron Çela i është bashkuar kësaj force politike. Ndërkohë, ditë më parë Ilir Meta mohoi zërat për “firo” nga Partia e Lirisë dhe i cilësoi “lajme të shpikura e të porositura”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi ka vlerësuar figurën e Agron Çelës dhe ka thënë se ai tashmë është pjesë e mazhorancës, si një politikan me mbështetje të konsiderueshme në zonën që përfaqëson.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet.

PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin.

Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite, në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, është shprehur Blendi Klosi.

3 Komente

  1. K
    Kolosi

    Po Alda KLOSI kujt i eshte bashkuar o shoku Blendi KLOSI?

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Me 15 maj do jete dhe fundi politik i leshitlikes , particka e haremit te Jales me e urryera ne planet qe ka mbledhur rreth vetes nje tufe sharebajgash te neveritura me reputacion zero ne publik dhe te nivelit te Elona gurit turikalit, drandes se mirdites dru me pre qe ta ben kopilin dhe ta le tek dera( nuk e hedh ne lume) , qe ti ve breket ne koke. Nuk ka femer ne planet me te peshtire qe mjere pallati apo lagja ku banon se eshte intrigante e paparishukueshke ne llojin e vet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        E more Bledi! Në 2005 PS ishte shumë herë më e fortë dhe më demokratike se sot. Atëherë funksiononin forumet e saj. Ato ishin filtrat që e mbanin PS dhe forumet të shëndetshme. Ndryshimet kushtetuese në 2008 e thanë dhe e rrudhen PS, zhdukën debatin dhe forumet në PS, pastruan dhe PS nga figurat emblematike të saj.Tani PS është kthyer në një parti të kryetarit. Dhe gëzohemi e përbën lajm që na u bashkua një deputet që kemi 5 vjet që e quajmë Parti e gjobave, kurse kur bëhet me ne harrohen te gjitha këto. Dhe kemi arritur në këtë pikë që dështimin na e shisni si fitore. Kulmi....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje