Akuzat për Olsi Ramën, Balla-Bardhit: Shko poshtë ballkonit dhe pyet Saliun kush është bruni 45-vjeçar, i lidhur me një deputet të PD

4 Prill 2024, 12:52Politika TEMA
Akuzat për Olsi Ramën, Balla-Bardhit: Shko poshtë ballkonit dhe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje akuzave të Gazment Bardhit, i cili akuzon Olsi Ramën se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Balla drejtuar Bardhit, theksoi se në këtë çështje janë të përfshirë deputetë të PD dhe se nëse do të sqarohet duhet të shkojë të pyesë ish-kryeministrin Sali Berisha poshtë ballkonit.

“Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltë së SHQUP për t’iu shmangur debateve të brendshme edhe brenda vetë grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo ndonjë folësi tjetër të foltores për një çështje që e kemi stërdebatuar me njëri tjetrin që nga janari 2015.

Më 13 janar 2015 Policia e shtetit në bashkëveprim me Prok org një operacion në Xibrakë, ku sipas asaj që është bërë publike është zbuluar laborator kokaine. Atë ditë pasdite, në PD në godinën e rë të SHQUP, njëri prej folësve të PD u thirr me urgjencë, me urdhër të pronarit, jo të drejtorit të SHQIP, dhe deklaronte se fabrika e xibrakës ishte e Taulant Ballës.

Deputeti i PD i shkruan Berishës, pronari të SHQUP-it, i thotë që Balla është në Librazhd. S’ka problem i thotë doktori, duhet të dalë urgjentisht duhet ta fajësojmë një nga PS.

Ky diskutim vijon për disa minuta dhe del PD dhe akuzon Ramën, Ballën, Olsi Ramën dhe kush doli para. Jo ju që keni mbetur këtu, ata që kanë qenë këtu e dinë kush është ai bruni flokëshkurtër 45 vjeç. E di fare mirë ti. Shko pyet Saliun, shko sot poshtë ballkonit, dhe thuaj Sali kush është ai.

E di Saliu, e ka thënë këtu në sallë kush është. Është i lidhur me një deputet të partisë tënde. Nëse ju keni besim, pse nuk keni durim ta hetojë edhe këtë çështje SPAK. Kreu i grupit të PD është detyrë shumë e rëndësishme.

Shko bëj kallëzim, mos bëj njoftim. Bëje kallëzim. Për kallëzim të rremë shko në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim. Sot në orën 6 shko thuaj Sali kush është ai 45-vjeçari ta thotë ai, ta thonë edhe shokët e rreshtit të fundit”, tha Balla.

8 Komente

  1. D
    Drejtësia e re

    Tao të shkojë të pyesë Dumanin përse SPAK -u nuk bashkëpunon dot ne policinë e shtetit që është e korruptuar në nivele të larta me krimin e organizuar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kasemi

      Ore, a mund te na shkruani dicka te sakte, te kuptueshme. Te thuhet kush eshte ky 45 vjecari, dhe cilido qe e din e nuk e tregon, badhkepunon me krimin. Kete radhe ky zoteria qe e ditka na qenka fiks ministri i brendeshem Tauland Balla. Ju lutem mos u tallni me njerzit, mos i fyeni kaq shume.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa parti

        O Palle po ti pse nuk e thua dhe ai te shkoje ne burge kush do qe te jete.NgaSali muti o ngaRame kaka

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Po ti o LEGEN pse nuk e THUA !!!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. X
            XXXL

            Dini dje kur do te thirret ne SPAK Balla se bashku me Bardhin (i Ziu), per masakren e zgjedhjeve ne Elbasa dhe vrasjen e ndodhur ne kete qytet ?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              .Balla fitoi paster dhe bindshem.Ai tjetri ngriti trupin paramilitar.E pohoi vet para se te vritej Xhuvani.Kujton se jane njerezit qorra dhe do I hajne dokrrat e nje ligaveci si ty.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Baulant Talla

              Ja dhe shoku Balla, ky kokrra katunarit / qe goja ju shtremberua, nga "Vegla" e Kryetarit / ketij i shkon pershtat me shume se kurre, ajo shprehja e vjeter - " te nderrosh 7 lekure qytetar nuk bohesh kurre "

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bozhigradi

                Na i bene ditet te zeza te gjithe keta plehra me kete gjuhe te ndyre, me kete menyre te ndyre te te berit politike. Jeta po na iken duke u ndeshur perdite me felliqesirat qe nxjerrin nga goja keto fytyra te poshtra.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje