Manja i kthehet Alibeajt: Mos bëni politikë me amnistinë penale, s’do të lirohen të korruptuarit!

4 Prill 2024, 10:59Politika TEMA
Manja i kthehet Alibeajt: Mos bëni politikë me amnistinë penale,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu kthye Enkelejd Alibeajt sa i takon cështjes së amnistisë penale.

Manja hedh poshtë akuzat e PD se do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO. 

“Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Ansjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë.

Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia.

Del sikur është amnistia e parë, sikur kemi bërë shpikje, në nderin e këtij Parlamentit duhet që në çdo fundvit të ketë një amnisti të pjesshme.

Vetëm 5% të veprave penale i kap kjo amnisti. Është i lirë çdo deputet që të marrë amendamentin, tekstin integral sepse nuk kemi asnjë shpikje, duke marrë në konsideratë veprat që janë dënuar ”, tha ai.

Lini një Përgjigje