Për analistin Aleksandër Çipa, mospërfaqësimi i PD nga kandidatët e vet në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për 5 bashki në vend, është arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhje.
Në një lidhje skype për Report Tv, Çipa tha nuk pati asnjë test paraprak për të parë se kush ka pëlqyeshmëri nga kandidatët.
‘Të dyja palët në mënyrën si zgjodhën kandidatët u treguan tinzare dhe nuk respektuan norma të nxjerrës së kandidatëve nga strukturat e partive. Nuk pati test paraprak se kush ka pëlqyeshmëri nga ata. Opozita e Berishës refuzoi që të përfaqësohet me kandidatë të saj dhe mbështeti të pavarurit që kanë dakordësi prej opozitës. Kjo përbënë non sens logjik. Opozita zgjodhi këtë formulë tinzare që ta ketë të plotë alibin e humbjes në zgjedhje’, tha ai.
Çipa deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin tek partitë politike, gjë e cila u tregua sipas tij edhe nga mospjesëmarrja në votim. Ai theksoi se mospjesëmarrja në votim është një protestë e heshtur.
‘Konsumizmi politikë në dy kahet e politikës është realiteti i krizës dhe mosbesimit që vihet re në skenën politike të vendit, refuzimi për të votuar është domethënie e madhe. Opinioni publik ka nevojë që të dalë nga kjo gjendje, ka nevojë për një tjetërsim të kësaj situate, pasi duket sikur po e mbanë vendin në një depresion të brendshëm.
Duke parë edhe moshën mesatare që mori pjesë në këtë proces votimi mbetet 60- vjeç dhe kjo është e frikshme, duhet që të na alarmojë. Kjo situatë është arsyeja pse Shqipëria sot ka një krizë psikologjike dhe shoqërore të thellë. Këto janë zgjedhje të përkohshme, po me një mandat një vit e gjysmë që do të marr kandidati nuk pritet që të ndodh ndonjë çudi. Po mospjesëmarrjen në votim e shoh si një protestë të heshtur’, tha ai.
Pse o kar a nuk mjafton qr humbi 11 majin?! Vari karte je dhe ti!! Thuaje qe i ka shitur te gjiths zgjedhjet Salia deri ne vdekje!!!! Robqire!!!!
Vampiri i Vicidolit njeh vetem zgjedhjet qe fiton ai kurse kur fiton kundershtari ai nuk le njolle apo balte pa hedhur mbi zgjedhjet.
Kini shume te drejte.Proteste e heshtur nga shtepia.
Rezultati I Berishes eshte fitorja e procesit te " bashkimit te Opozites" para zgjedhjeve. Agrono Sh., Llapaj, Shabani ne kete proces z. Berisha ja futi krahun. Ato sot jane shume me te dobta se dje. Identitetiti I tyre u zbehe keqas. Gjeja we num kuptoj eshte mospjesemarrja e e Partise se A. Qorit. Eshte super gafe! Pasi Qori nuk ishte pjese e procesit te korruptimit politik parazgjedhor, I realizuar me .jeshteri nga S. Berisha. Qori humbi nje shanc te madh te zgjeroi dhe for oj partine e tij ne 5 Bashki. Maidan - model per Qorin duhet te ishte, ne kushtet e Shqiperise. Kthehem perseri tek ER!
Derisa partite udhehiqen nga germadha 80 e ca vjecare, s'do mend qe votuesit do jene mbi 60 vjecar. Madje ne zgjedhjet e ardheshme mund te jene edhe me te medhenj.