Alesia Balliu tregon si e përjashtuan sapo sfidoi Berishën: Erdhi në orën 1 të natës… Sot jemi 300 mijë vota më pak se në 2021

24 Prill 2026, 19:30Politika TEMA
Alesia Balliu tregon si e përjashtuan sapo sfidoi Berishën: Erdhi

Tensionet brenda Partisë Demokratike rriten, ndërsa një nga kandidatet për drejtimin e saj ka lëshuar akuza të forta ndaj lidershipit aktual të Sali Berishës. E ftuar në studion e lajmeve në "Ora Neës", Alesia Balliu u shpreh se vendimi për të garuar vjen si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj premtimeve të pambajtura dhe mënyrës sesi partia po trajtohet "si pronë private", ku zërat ndryshe po përjashtohen.

Duke shpjeguar motivet e saj, Balliu thekson se shtysa kryesore ishte "padrejtësia që u bë gjatë primareve" dhe fakti që lideri historik, Sali Berisha, "nuk mbajti asnjë nga premtimet që bëri tek Foltorja". Kjo situatë e shtyu atë të sfidonte drejtpërdrejt vendimet e tij me një alternativë të re, duke kërkuar të përfaqësojë një tjetër qasje brenda partisë.

"Mua më shqetëson fakti që kjo parti po trajtohet si pronë private dhe po përjashtohen individë të cilët guxojnë të mendojnë ndryshe nga kryetari. Pasi me këtë që po bën sot me Alesia Balliun, me përjashtimin e Alesia Balliut, me vetëpërjashtimin e Ervin Salianjit, ai thjesht po jep një mesazh te demokratët që kushdo i cili guxon të mendojë ndryshe, do ketë të njëjtin përfundim si unë dhe zoti Salianji. Me pak fjalë, do jetë o i vetëpërjashtuar, o i përjashtuar. Unë luftën e bëj për parimet.

Unë jam demokrate, mbetem demokrate dhe do vazhdoj të jem demokrate. Por disa të vërteta kam për detyrë t'i them dhe që kjo parti të jetë një parti me një opozitë të fortë dhe të jetë një parti nesër fituese, i duhet padiskutim gjenerata e re dhe i duhet padiskutim ndërrimi i lidershipit aktual, i cili nuk e çon dot më në fitore, fatkeqësisht, Partinë Demokratike.

Sepse e ka pasur shansin, dy herë. Në 2013-ën kur humbi ndaj Ramës, në 2025-ën kur humbi ndaj Ramës. Unë personalisht nuk besoj tek rikthimet e treta. Ne nuk mundëm dot rezultatin e Bashës në 2021-shin. Sot që po flasim, jemi praktikisht 300,000 vota minus.

Unë dua progresin e Partisë Demokratike. 

Zoti Berisha e pati shansin të na printe në këtë betejë në 11 maj dhe nuk fitoi. Unë po kërkoj vullnetin e demokratëve, të atyre delegatëve, të atyre demokratëve që tek ai kuvend votuan këtë statut. Po kërkoj zbatimin e kushtetutës dhe statutit të Partisë Demokratike", u shpreh Balliu.

14 Komente

  1. P
    Pytje

    Se kuptova kush “ERDHI ne 1 te nates” siç thuhej ne titull ? . Te erdhi Saliu ne dhomen e gjumit?!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Hhhhhaaaaaa lotttt

      Përgjigjjuni
    2. O
      O popull dele...

      BRAVO BURNESH ! Kjo parti qe ka humbur dinjitetin ,ka humbur rolin fisnik te krijimit per ti dal ball ketij populli aq te lodhur e me endren e nje shprese te nje pushteti qe te korigjoj dhe afroj popullin qe pefaqesojn ,esht kthyer ne nje parti ne sherbim te nje banditi , hajduti, vrasesei dhe armik i atdheut tend, me nje tuf mercenaresh te shitur qe skan nder ,skan turp dhe burreri ! Ai klan qe perfaqeson kte parti dhe "ushqen "kete perbindesh qe e ka kthyr kte parti ne pronen e tij si gjeli ne kotec pulsh ,esht i vjeter ,shum i vjeter ne kete histori antishqiptare ,esht ai qe hodhi ne er nje pun kolosale gjysemshekulli qe ngriti e ndertoi ky popull ,esht organizatori qe desh coi Shqiperin ne humner ! dhe krijoi PLATFORMEN e ketij degjenerimi politik qe e udheheq HAJNIA Dhe ky MONSTER po mmban peng ter Atdheun qe te shpetoj kelyshet e privilegjuar qe notojn me pasojat e VEPRES MADHORE qe krijoi Brravo BURRNESH ,shkendi e shpreses ,mesim i si duhet te jet nje shqiptar i vertet nje atdhetar i vertet Vrapuan lakejt e NON GRATES te heqin qafe ,te trembin delet e kompromentuara bashkpuntor dhe organizator te kesaj opozite te vdekur te kesaj opozite ne bashk rendim per te mbetur si gjithmon pjes e pazareve BRAVO BURNESH ..............RESPEKTE

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrataxhiu

        Partia i duhet familjes moj vajze, e ti s'je e para as e dyta as e njeqindta qe perjashtohesh. Ti s'kishe lindur kur filluan perjashtimet e aksidentet ne PD. Ju me Salianjin jeni vecse te radhes pas qindra te tjereve, shume prej te cileve edhe te vdekur. I riu si veriu, por... saliu si saliu.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Ik moj bibe qorre me gjithë demokraten që përmënd. Kur ka patur demokraci në PD?? Berisha këtë gjë ka bërë tër jetën. Tani tu hapën sytë ty??? Pse populli duhet të të shohë ty si alternativë kur ti je një copë...naive më e pakta!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nnnnnn

            Gjeti vend ne media edhe Alesia.

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Te pelqen gjahu ty Alesia...psh ne Voskopoje?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ai tipi

                Kush e mban ket injoranten verdalle aty, zeni apo gita?

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sofi

                  Me vjen keq per nje gje :gabimet ju i kuptoni vetem atehere kur ju perjashtojne dmth kur ju prishet interesi personal. Per sa kohe ju mban afer per ineresat e tij nuk shikoni nga syte .Saliu ka qene , eshte , dhe do te jete njeri i gjith te keqijave .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër Hajdari

                    Sali Berisha e ka nisur karierën politike si komunist ekstremist te Partia Punës ku kërkonte që mjekë të nderuar të degdiseshin nga tirana e kur prejashtonte studentë të mjekësisë për flokë të gjata. Të njejtën rrugë ndoqi dhe në PD me prejashtime, degradime deri në rrahje publike ndaj armiqve të brendshëm të partisë.Si ja ka arritur ti bëjë këta veprime ? Sepse në PD ka patur me vehte servilë e karieristë që e mbështesnin. Ashtu sikurse dhe sot në shpartallimin përfundimtar që po i bën PD po mbështetet nga shërbëtorët Noka, Paloka, Bardhi, Vokshi, Boci, Këllici, Balliu etj.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Yp xhixhi

                      Dil moj na thuj i here ke gjo me FAHRI balliun mi? Pastaj ta pa shohim e bejna.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        Vjen era “ demokraci”!?Kush kandidon perballe shokut Sali,o veteperjashtohet,o emertohet spiun nderkombetare!?

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten injorantet

                          Kjo femra tipike e kategirse Zeqine

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            doriani tirane

                            fillim mendova se kjo ishte thjesht nje militante sot mendoj se qenka e paafte per asgje flet kot dhe kur flet nuk i kuptoj asgje keshtu qe PD nuk ka pse e don nje njeri te tille qe nuk kuptohet cfare thote

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje