
Nga Ylli Pata
Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA në NATO ka mbërritur në Shqipëri, në një aktivitet që duket se është përtej atij diplomatik. Ambasada e SHBA në Tiranë, në një informacion të shpërndara në rrjetet e saj sociale thekson: “Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”.
Menjëherë pas këtij postimi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për takimin me ambasadorin Whitaker.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botes”.
Vizita e ambasadorit amerikan në NATO vjen në kulmin e një situate të ndezur ndërkombëtare në Gjirin Persik dhe pak a shumë në një kohë kur vetë Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij, duke nisur nga Marco Rubio kanë shigjetuar NATO-n.
Pikërisht në kulmin e këtyre polemikave, disa media europiane nisën të flasin atë që e quajtën NATO 2.0, një ide që më shumë se e tillë po bëhet fakt.
Pra një aleancë e re ku SHBA do të ketë rreth vetes partnerë luajalë e jo kundërshtarë. Disa prej këtyre mediave folën për projektin NATO 2.0, duke e vizatuar afërsisht të afërt me Bordin e Paqes. Me një fjalë SHBA, Izraeli, Turqia, Greqia vendet arabe të Gjirit, India e Pakistani e ca shtete kaukazane ku Armenia dhe Azrbaxhani, luftën e të cilëve “e ndali” Trump janë ndër më kryesorët.
Në këtë diskutim ndodhën disa lëvizje në “lagjen tonë”/ Lëvizje që nisi nga turi i ambasadores së SHBA n Greeqi, e cila konsiderohet mjaft e afërt me Shtëpinë e Bardhë. Pastaj ndodh emërimi i ambasadorit të ri të SHBA n Tiranë, i cili është një krye-Rambo-gjeneral i forcave speciale.
Sot, Edi Rama, pa dhënë digjiturë publikon një video të stërvitjes sëë rambove shqiptaret. Më pas, ambasada amerikane në Tiranë poston lajmin e foton e vizitës së ambasadoorit amerikan në NATO. Ku ka një shprehje mjaft të rëndësishme: “Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII”.
Logjistika në termin stategjik e gjeostrategjik ka një sens makro të lëvizjes dhe nuk flet thjesht për një korridor rrugor. Siç mund të jetë Rruga Egnatia e vjetër apo Korridori VIII.
Koridoret sot në logjikën gjeopolitike së paku nga fundi I Luftës së Dytë Botërore, janë rrugët detare, apo kontrolli i ngushticave, kanaleve dhe gjireve të ndryshme.
Porti i ri i Durrësit është folur prej kohësh që do të jetë edhe port i NATO-s, e cila do të kontrollojë Rrugën e Engatia, së bashku me të gjithë pjesët e saj mbështetëse detare dhe tokësore. Ide që duket qartë se nuk është gjë tjetër veçse projekti alternativ konkurent i “Rrugës së Mëndafshit” së Kinës.
Të cilat kanë qenë dy nga korridoret tokësore më të rëndësishme histrike të tregtisë së Lindjes me Perëndimin. E q duket kanë marrë një tjetër rëndësi në botën e pasigurisë së rrugëve detare. TAP ishte “dallëndyshja” e parë e thyerjes së shishes së “Tetës”. E cila tani ka marrë tjetër rëndësi. Ku Durrësi është pika nisëse, ç’ka e kthen fiks një nyje stategjike, që përkthyer ekonomikisht është një lloj magazine logjistike. Siç ka qenë pak a shumë Selaniku, por edhe më shumë se kaq. Selaniku furnizonte Ballkanin, e “Teta”, përkatësisht Egnatia e re ka krejt tjetër hapëisirë, ndaj edhe interesi, lufta e diskutimet për portin e ri të Durrësit ka qenë mjaft i lartë.
TemA
Fantazi e paster. Kerkojne ti bejne njerzit te enderrojne. Po Shqiperia, çfare synon, te futet ne BE dhe Nato 1.0 apo ne Nato 2.0 me Izraelin, Pakistanin, Indine, Arabine Saudite,..... Lum ne !
111 vjet sot nga 1915 ,Genocide turk mbi popullin Kristian Armen....Tema sot asnje rresht!?
Analiste kopila ka pa fund ky vend, por parate e 20% nga te cilat paguhet ky derdimeni jane ato te hedhura me kot. Me hallall do ti kishte ai Cako qe ven masonin dhe filxhanxhiun bashke
Do të thotë që jemi të lumtur të mendojmë për sa duan të tjerët, deri sa të shkojmë të.lumtur në thertoren e historisë si kurbani, lëkura e të cilit ju siguron për mirëqënien, sigurinë, begatinë, paranë dobiçave që kemi zgjedhur për mbiqënie të venerueshme dhe hyjnore.
Do te thote qe ne rast lufte e ha nga te paret. Kaq nuk arrini? E keni harruar ushtaraken qe benim dikur?
Sa mire ndjehesh kur genjen veten. Ne jemi nyje e rendesishme e litarit te gjate. Pa ne as litari nuk funksionon. Gezuar miq pini nga nje gote tani ( jo raki por vere apo wiski se jemi bere nyje e rendesishme tani) dhe futjani gjumit, se nyja eshte bere dhe skemi me frike, na mbron nyja
Pune te ngaterruara, rezultat i nje mendje te coroditur si ajo e Trampit dhe mendjet dredharake evropiane qe e "dredhin" bishtin si kurvat...Fatkeqesi...
Z. Pata, hamendjet e tua të përpishura nuk i shkojne gazetes TEMA, ndersa jeni, me sa kuptohet, gazetar i saj.
Per me shpetu b e vet dhe me mbreteru akoma ky dy metroshi jone se ka pik prob me na e pru luften te dera.turp jo per ate se ai esht ne rregull me veten e vet.turp per ju qe evotoni akoma
Sallate alla RAMA qe asnje nuk e di se ku karafil do te shkoje ...
po po ,patjeter! ngaqe jemi nyje e cdo gjeje ne kemi perfunduar me te cmendur patologjikë si piktori ,doktori ,shtangisti e shume fisderra te tjere .....PLEHRA
Shqiptare cohu se ngele gjum,o i mjeri ti qe nuk po kuptone nje here te vetme qe duhet te behesh bashke per te qen i forte kunder kellirave pilitikohajdute.
Mjer këta që i ka trullosur politika e baltes te kafshes Berisha, si shpjegohet fakti qe balta e këtyre eshtë e njëjta me iteresat e greqia qe i del Selaniku nga loja dhe Rusisë qe i hiqet mundesia te kontrolloj Adriatikun ku 70% e lëndëve te para funizohet europa , kur qenka fantazi pse ka 30 vjet qe sabotohwt ndertimi i koridorit te 8 , ky koridor konkurron koridorin Selanik Beograd qe kontrollohet nga rusia , dhe europa i servilet frikes se rusis, është fat për ne qe puqen iteresat e natos dhe shba me ekzistencën e faktorit shqiptar në Ballkan , kafsha berish e di mire se për ruset punon por këta trushplaret qe i shkojnë mbrapa dhe pretendojnë qe ju dhimset vendi dhe shqiptaria kur do vi ajo dit qe të kthjellohen
Nértimin e një porti të ri e do koha. Dhe pak fuqi ushtarake duhet kur fqinjtë blejnë armë.