Shtyrja e gjyqit për afatet, avokati i Veliajt: “Po krijohet një precedent i rrezikshëm me paraburgimin, jo  “ndëshkim kolektiv”

24 Prill 2026, 16:54Politika TEMA
Shtyrja e gjyqit për afatet, avokati i Veliajt: “Po krijohet një

Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit për një detaj formal, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësime serioze për thelbin e çështjes. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë.
Ai thekson se vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv.

“Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisë së personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret”, tha ai.

 

Deklarata e plotë:


Të nderuar përfaqësues të medias,

Në vijim të praktikës sonë për të informuar publikun mbi çdo zhvillim gjyqësor që lidhet me të mbrojturin prej meje, z. Erion Veliaj, ju bëjmë me dije sa vijon:

Sot, në Gjykatën e Apelit, u shty shqyrtimi i kërkesës sonë përshfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme, i cili ka pezulluar afatet e paraburgimit të Erion Veliaj për shkaqe që lidhen me një subjekt tjetër të procedimit penal, duke e kthyer një situatë individuale në një pasojë kolektive.

Shtyrja e seancës erdhi për një detaj formal në firmën e Drejtorit të Burgut, një çështje që gjykata, me të drejtë, e konsideroi të rëndësishme për integritetin e procesit të rregullt ligjor. Ky është një standard që ne e mbështesim plotësisht.

Por thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar dhe thellësisht shqetësues.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv. Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisë së personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret. Asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk ka asnjë përgjegjësi për mënyrën se si është konfiguruar procedimi penal, një konfigurim që është produkt i organit të akuzës. Nuk mund të ndodhë që për shkak të këtij konfigurimi, apo për shkak të mosmenaxhimit të tij, të mbajnë barrë ata që nuk kanë asnjë rol në këto vendimmarrje. Kjo krijon një situatë jo vetëm juridikisht të papranueshme, por edhe logjikisht absurde: liria e një personi bëhet e varur nga sjellja procedurale e një tjetri, pa asnjë lidhje midis tyre.

Ky është një deformim i rëndë i drejtësisë.

Paraburgimi është masa më e rëndë përpara një vendimi penal dhe si e tillë duhet të zbatohet mbi baza strikte individuale. Çdo devijim nga ky standard nuk është thjesht një gabim interpretimi, është një cenim i drejtpërdrejtë i lirisë personale dhe i parimit të shtetit të së drejtës. Asnjë problem në konfigurimin apo menaxhimin e procesit hetimor dhe gjyqësor nuk mund të kthehet në barrë shtesë për ata që janë subjekt i tij dhe që tashmë përballen me kufizimin më të rëndë: privimin nga liria.

Ne presim që Gjykata e Apelit të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim që në thelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore.

Ky nuk është një debat teknik. Ky është një tjetër test për drejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës.

4 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Sapo po shoh ne TV tani ...jepet pretenca e prokuroreve per lypsarin me paterica , i akuzuar per pengim te qarkullimit rrugor dhe kundershtim te forcave te policise.....prokuroria kerkoi 2 vjet e 4 muaj burg.....ne fakt kur e krahason me gjyqin e Lalit , tani e pranoj edhe une qe Lali rri kot ne burg , ky lypsari qe ka bere keto shkelje "te tmerrshme" duhet te vuaje te pakten 30 vite burg , kurse Lali qe "s'ka bere asgje" te dale dhe ti jepet demshperblim.....po ky avokati i lypsarit , pse nuk hetoi njehere se mos ndoshta keta prokuroret ishin pa shkolle ?? !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      G

      Po kerkon të kapë skadencën 2 vjeçare me çdo kusht prandaj e shtyn me kleçka si Lul diarrea

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fshatari

      Ore pse te gjithe jane bere ne pamje si Zelenski? Mbetet duke kopjuar boten. te tjerat jane pordhe me rigon.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Foni

        Me sofizmat e tij ky mender avokat do të bëjë që Lalit t'i hyjë huri aq thellë sa të mos ketë burrë t'ja nxjerrë më. Ky rrot gomari, që vetëm me një drejtësi të ndershme nuk ka të bëjë, ka një vetbindje të asaj shkallet sa unë vë bast se duhet të qëndrojë një gjysëm ore para pasqyrës duke kundruar me një dashuri të parrëfyer veten për nivelin aq të lartë intelektual që natyra i paskësh falë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje