Shqipëria po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një ndër vendet më të avancuara në rrugën drejt integrimit europian. Në një deklaratë të fundit, Komisionerja për Zgjerimin në Komisioni Europian, Marta Kos, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë, duke e renditur atë mes shteteve në krye të këtij procesi.
Znj. Kos, një pyetje nga Televizioni Kombëtar shqiptar, Klan News. A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE?
“Sigurisht që po. Shqipëria është një nga vendet në krye të procesit të zgjerimit. Shpresojmë që në muajin maj, do të jemi në gjendje që të miratojmë të gjitha standardet e përkohshme për sundimin e ligjit dhe pastaj të nisim me mbylljen e kapitujve. Është e mahnitshme ajo që Shqipëria ka bërë në vitet e fundit me hapjen e të gjithë grupkapitujve”, u përgjigj, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.
A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE?
“Sigurisht që po. Jam shumë e lumtur që qeveria juaj është kaq e përkushtuar për t’a bërë realitet anëtaresimin në BE. Shqipëria ka ecur shumë ndaj tani po presim konfirmimin e raportit IBAR. Ajo që shohim në Shqipëri është, vendosmëria e lidershipit juaj në këtë drejtim. Kjo është vërtet një nga pikat më të rëndësishme. Ju keni një nga përqindjet më të larta të përkrahjes në sondazhe nga qytetarët për anëtarësimin në BE me 90% ose më shumë. Në asnjë vend tjetër kandidat nuk rezulton kjo mbështetje. Fakti që ju keni një lidership të vendosur për integrimin e plotë në familjen evropiane e bën këtë projekt një kombinim të përsosur. Mbështetja e qytetarëve dhe puna e qeverisë, shpresoj të kontribuojmë në Bruksel”, tha Kos.
A është i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030-të ?
“Ne në Komisionin Evropian nuk caktojmë datat, por mbështesim vizionet realiste të shteteve kandidate. Nëse Shqipëria do të vijojë në këtë drejtim, gjithçka është e mundur”, u shpreh Kos.
Ju nuk e mbështetët, një ofertë, le të themi, nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë për të hyrë në BE pa të drejtë vote. A e mbani ende këtë pozicion?
“Sigurisht që e mbaj. Pse? Unë jam Komisionere për Zgjerimin dhe roli im është t’i ndihmoj shtetet kandidate të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE-së. Kështu që nuk mund të bëj kompromis për asgjë më pak se kjo. Nëse disa nga shtetet kandidate vendosin se nuk duan të bëhen anëtarë ose thjesht duan që të jenë pjesë e BE-së në ndonjë nivel tjetër, kjo është zgjedhja e tyre. Për sa kohë që unë jam Komisionere për Zgjerimin, do të luftoj që ato shtete që i konsideroj kandidatet e mi të bëhen anëtarë me të drejta te plota të BE-së”, tha Komisionerja e BE-së.
Dhe kandidatët tuaj janë Mali i Zi dhe Shqipëria apo Shqipëria dhe Mali i Zi?
“Kandidatët e mi janë dhjetë. Unë kam dhjetë shtete kandidate pjesë të detyrës time. Shumë faleminderit”, përfundoi Kos.
O robq.ime qe ngelet duke tallur b.then. Po kush ka ngelur qe jemi ne krye!
Koqova dhe Moldavia.
Shqipëria një ndër vendet më të avanvuara në integrim? Para kujt jemi? Shqipëria është e para, por për kapjen e shtetit, mafiozllëkun,.pastrimin e parave. Mjafton shif rrugët e florinjta që çahen sapo inagurohen. Shih si mbrojtën imunutetin e Ballukut në parlament. Shif organizatën mafioze të qujtur AKSHI. Po ashtu inceneratorët fantazëm, 5D, tecet lundruese që pa punuar i paguajmë miliona euro, etj etj. Pra me këto afera kriminale jemi të fundit normalisht. Çudi i duket kësaj që jemi nga të parët! Mbase në BE do ketë dalë ndonjë direktivë e re që të fundit do integrohen të parët!
Do na e kaloje dhe Moldavia e Gjeorgjia ....ktu do jemi
Ti komentes Rilindja... je vertet nje pesimist i dipllomuar ose nje trap i shkolluar. NQS je me shkolle duhet qe mencurine ta vesh ne funksion te atdheut tend dhe jo te armiqeve tane....Nuk gezohesh qe zonja na ve ne krye te listes per antaresim por flet per "afera kriminale" sikur te tjeret jane qelibar...Me shume ne komentin tend cfaqet deshira jote antishqiptare se sa e verteta....
Ajo tall menderen se është Mali i zi para nesh e dine të gjithë pervec temës