Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.
“Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, që është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe për trajnerët e tyre.”, deklaroi ministri, sipas të cilit skema e re do të ofrojë një mbështetje më të drejtë për disa disiplina.
Gonxhja shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte.
“Për t’ju dhënë më shumë shifra, rritet me 75%, pra shkon nga 45% që ishte në 70% të masës së shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% nga 40 që ishte, masa e shpërblimit për trajnerët e sportistëve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Për të dhënë një shembull ishte 3 mijë e 500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja në ditë. Pra ofrojmë një mbështetje më të madhe, garantojmë një skemë më të drejtë për të pasur një rritje të dinjitetit të sportit, për të pasur një promovim të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, flamur kombëtar në botë dhe për të motivuar gjithmonë e më shumë sportistë të cilët të bëhen sportistë elitarë, të kapin rekorde të larta dhe të luftojnë për rezultate sa më të larta.”, shtoi më tej Gonxhja.
Ministri Gonxhja bëri të ditur një tjetër lajm të rëndësishëm, atë të organizimit të një koncerti me rastin e Ditës së Europës më 9 maj, ku i ftuar i veçantë do të jetë djali i kompozitorit italian Ennio Morricone.
“Një vendim i dytë që ishte për nga simbolika dhe për aspektin festiv dhe për aspektin e nderimit të ditës së Europës, 9 maj, do të sjellim në Tiranë një event madhështor që do të jetë në sheshin Italia ku i biri i kompozitorit të jashtëzakonshëm Ennio Morricone, do të drejtojë orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe do të ketë edhe korin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në një koncert, në një event, në një spektakël, i cili do të jetë për nga përmasat dhe për nga rëndësia dhe organizimi besoj unik. Miratuam sot një buxhet të veçantë për Ministrinë e turizmit, Kulturës dhe Sportit që i dedikohet këtij eventi, që do të jetë natyrisht në bashkëpunim edhe me ambasadën italiane, edhe me Institutin Italian të Kulturës dhe do të kemi një 9 maj akoma edhe më të bukur në Tiranë.”, tha Gonxhja.
Foli dhe për turizmin, duke thënë se do të ketë kujdes maksimal. “Po kujdesmi për trajtimin e mbetjeve, që janë në shtim, për shkak të numrit të lartë të turistëve që ne presim. Ne po punojmë ngushtë dhe me autoritetet vendore, që të kemi një mjedis sa më të pastër gjatë sezonit veror”, deklaroi ministri.
Keni marre miliards ngs rritja e cmimeve...jepujani shtresave ne nevoje e pensiinisteve...ara ilace e ushqime do i bejne prape ekonomise do ja japin nuk do i mbajne ne jastek....
Turp e.mos.fjetsbi rehat qe na late ne p sionisteve te vuajme per.buken e gojes.ju zemre mallkimi jones.a.keni.primder ne shpi o pisa.
A bën pak sport ky brumbulli?! Se as për kulturë e as për sport nuk duket nga qafa, e trashë shumë.