Agron Duka kandidat për Bashkinë e Durrësit? Kreu i Agrares "sfidon" Sali Berishën: Unë kam partinë time, mbetet për t’u parë

24 Prill 2026, 08:56Politika TEMA
Agron Duka kandidat për Bashkinë e Durrësit? Kreu i Agrares

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se opozita mund të ketë shanse reale për të fituar një numër bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2027, nëse do të përzgjedhë kandidatë të aftë për të fituar besimin e qytetarëve.

Në një intervistë për Klan News, ai u shpreh se aktualisht situata nuk është e favorshme në tërësi për opozitën, me përjashtim të disa zonave, ndërsa përmendi si shembull Kavajën dhe potencialin e mundshëm në Durrës.

I pyetur për një kandidim të mundshëm për kryetar bashkie në Durrës, Agron Duka la të hapur mundësinë, duke theksuar se një vendim i tillë do të varej nga rrethanat dhe shanset reale për fitore, si në kuadër të opozitës ashtu edhe nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

Besard Jacaj: Çfarë shanse ka PD dhe opozita për të fituar diçka në zgjedhjet e ardhshme, në vitin 2027?

Agron Duka: Shanset janë shumë, nëse do të dijë të zgjedhje, sepse zgjedhjet vendore kanë një veçori, pasi përqendrohen më shumë tek individi. Nëse do të zgjedhë individë, të cilët dinë të fitojnë besimin e njerëzve edhe mund të fitojë, një numër bashkish. Gjendja reale nuk është pozitive, në zonën time vetëm Kavaja ka fituar, ndërkohë që mund të kemi shanse edhe në Durrës.

Besard Jacaj: E pranoni ju një ftesë nga opozita për të kandiduar për kryebashkiak të Durrësit?

Agron Duka: Mbetet për t’u parë, jo vetëm që mund të diskutojmë, por unë kam edhe forcën time politike. Nëse e shoh, që ka gjasa për të fituar unë mund të kandidoj edhe si i Partisë Agrare Ambientaliste. Mund të jetë edhe më e suksesshme, sepse mund të jetë kundër të dyjave. Ka edhe një vit kohë, por gjithsesi mbetet për t’u menduar.

13 Komente

  1. S
    Sass

    Klani Duka i krimit nuk duhet te kandidoj, koani zemunit e ja quajtur non grata

    Përgjigjjuni
    1. E
      EMIGRANTI

      Tashti kerkon te beje vezen e kuqe GONEJA, se è ndriti ne politiken kombetare,plus qe mendoka se eshte kunder te dyve,nderkohe qe ka ngrene me te dy si dhe deri me sot aleat me njeren.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindi

        Politika e vjetër nuk terhiqet nga politika. Të paturpshem e të pangopur.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nuk mberthejne dote pantallonat dhe duan karrike

        Te gjithe keni nga nje partick apo picke si I thone. Jeni bere si ato mumjet e byrose politike qe nuk ua leshoni vendin te rinjeve por e doni cdo gje per vete edhe kur jeni duke shkuar drejt varrit

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bake

          Keta kane partite e tyre..... Ja u ka lene baba........... Ajde paraziter, njerez te neveritshem........ Shtet MUT......... Si nuk nxjerrin nje ligj qe kush mender parti nuk kap pragun 5%te zhduket nga skena se u be cdo fis te kete partine e vet......... Epoka e Gurit

          Përgjigjjuni
          1. i
            i drejti

            Haaaaa ky ka parti haaaa ky ka pulari jo parti ik legen ti nuk ke parti e as nje gje je kote

            Përgjigjjuni
            1. K
              KROI MBRETIT

              Z.Agron-hiq dore nga Sali BERISHA:Merr 1-2 keshilltare ne Durres me te majten dhe rri rehat.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Ms.

                Si nuk u ngopen nje here keta zhgerryes koritash ! Sic duket ashtu sic krimi pjell Krim apo , ne kuptimin me te pergjithshem , ligesia , vesi pjellin ligesia e vese , ashtu edhe babezia , pangopesia e hajdutit pjell pangopesi ... Ama te tillet Jane me fat . Lindin , driten dhe seliten ne nje terren enkas per ta !

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Djella

                  Partia e parasë Këta rinë në politik për të mbrojtur bizneset e tyre Përtë mbrojtur korupsionine e bërë më para Për tu mbrojtur politokisht nga hetimet e dënimet e Spak ut (Berisha Meta Veliaj e Rama që mbronë Ballukun e Akshin)

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anna

                    Ore gomar, partia nuk eshte prone dhe as biznes privat. Kaq kisha per sot me ty!

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humiristi

                      Mjeshtri doreheqjeve nga doreheqjet!?Pse nuk kerkon te kandidoje ne Shijak!?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Keta jane ata moralistat qe i thone Rames boll ndenje ne pushtet, dhe per vete nuk shkulen nga partite e tyre private qe i perdorin per tregeti, jo se u plasi bytha per popullin.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Murrizi

                          ORE PO KY SURRAT MUT PARA CA DITESH NA BENTE TE NDESHMIN , TU HAPIM RRUGEN TE RINJVE THOSHTE , APO TALLTE MENDEREN ME SALI KARAXHIC SHPELLEN .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje