Reforma territoriale - Ministri Demo: Bashkitë të ofrojnë shërbime më të mira në territor

24 Prill 2026, 10:45Politika TEMA
Reforma territoriale - Ministri Demo: Bashkitë të ofrojnë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo foli për reformën territoriale, ku deklaroi se bashkitë duhet të ofrojnë shërbime më të mira në territor.

Për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Demo u shpreh se bashkitë, qarqet, por dhe qytetarët duhet të japin qëndrimet e tyre për reformën.

“Unë mendoj se mendimet e të gjithë aktorëve, por jo vetëm, qarqet, qytetarët, të jenë të përfshirë, të japin qëndrimet e tyre për reformën. Ka shumë për të diskutuar. Pikërisht, reforma territoriale është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me bashkitë.

Qeveria qendrore nuk do bjerë gjithmonë dakord me bashkitë. Nëse marrim reformat me radhë, ka qëndrime të ndryshime. Bashkitë, me kompetencat që delegojnë nga ligji, të jenë më të forta dhe të ofrojnë shërbime më të mira në territor.

Unë besoj se do degjojmë edhe shumë kryetarë të tjerë, që mund të kenë qëndrime të ndrushme, sa i takon reformës së fundit”, theksoi ai.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Pastroni Tiranën se është shumë pis nëpër lagje

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romi ne pallatin perball

      Pastroni Pallatet nga gjoja " adminstrator" te pa certifikuar qe shvatin qytetaret ne lloj lloj formash. Z. Minister, apo Kryetar bashkie e keni degjuar fjalen inspektim? Bejeni se po na zhvasin banditet me rekorde penale me 8 klase. Eshte njeri tek pallati Gri ngjit me pallatin jeshil. I ka vu perfund kryesin, ka "perzene" adminstratorin e certifikuar nga Bashkia dhe vazhdon ne menyre te personalizuar te gjej menyra te tjera per zhvatje. Besoj se ky rast duhet te terheq mendjen e Njesis 3 dhe Komisaritit 4. Aktualushte ky pallat duket shume i tensionuar! Banditi gjoja administrator apo marres duket si kuceder e ketij pallati ( 16).

      Përgjigjjuni
      1. 3
        345 no

        Po me cobot , totot dhe te birin e xhelatit Jake Tofiku , mikun tend te ngushte , je Marr vesh ? Ik more bajge e palloshit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje