Aleksandër Çipa: Nuk janë bllokuar negociatat e Shqipërisë me BE-në

24 Prill 2026, 11:55Politika TEMA
Aleksandër Çipa: Nuk janë bllokuar negociatat e

Gazetari Aleksandër Çipa mendon se nuk kemi një bllokim të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Megjithatë ai vë në dukje se vendi ynë ka një diferencë në raport me Malin e Zi, i cili së fundmi miratoi edhe traktatin e integrimit, çka sipas tij duhet të shkaktojë një brerje ndërgjegjje për Tiranën zyrtare.

Duke iu drejtuar deputetes socialiste Sara Mila, Çipa tha në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN se koha është e pamjaftueshme për realizimin e objektivit të premtuar nga PS.

Në kuptimin formal s’ka bllokim dhe asnjë gjë të nxjerrë si të pakapërcyeshme. Ka një diferencë që ne na bie në sy dhe kemi brerje ndërgjegjje në raport me Malin e Zi. Miratimi i traktatit të integrimit për Malin e Zi është zilia jonë. Distanca që krijoi Mali i Zi me ne, këtu konsiston, e dyta ka mbyllur 14 kapituj, ne sa kemi mbyllur?! Kjo është pyetja që ne duhet të bëjmë. Keni humbur minimalisht 4 muaj. Zyrtarisht asgjë s’është konfirmuar. Koha është e pamjaftueshme për ta realizuar atë objektiv që PS e ka premtuar zyrtarisht dhe kalendarisht edhe në aulat e Parlamentit, por edhe në marrëdhënie me opinionin publik shqiptar”, tha ai. 

7 Komente

  1. N
    Nego Ciata

    Deri në hapjen e grup kapitujve gjithçka ishte teorike. Mbush letra që nuk i lexon askush. Për këtë Shqipëria theu rekorde...... . Mirëpo nuk po mbyll dot asnjë... Sepse mbyllja është diçka praktike..... Dhe për punë në terren ne nuk na e mban.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Jo ush po gomar....nuk ka bllokim por jap pare mbyllet ne 2040....

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Macoku I mediave berishiste!!!!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pseudo gazetari

          Edhe ky derdimen, mut-kepucesh sunduesish, kishte mbetur pa perseritur percartjen e dylbereve dhe cingijeve te rames.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tabakja

            Ky Sandri i Pilurit , ka filluar të bëhet si fallxhor . Pa u konsultuar me organet kompetente të integrimit europian , jep konsiderata të pa vërteta për integrimin !

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarioti

              Zoti Cipa meqe je dhe gazetar. Mali i Zi ka hapur negociatat ne 2012 ndersa ne ne 2022 pra dhjet vjet para nesh. Ne tani jemi ne procesin e mbylljes se kapitujve njelloj si Mali i Zi dhe kjo eshte merite e Qeverise.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maro

                Ti sa i hape. Per te mbyllur asnje. Mali i zi i ka mbyllur.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje