
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se sot pasdite ka ardhur efekti i radhës i pazarit ndërmjet Gazmend Bardhit dhe mazhorancës. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj, thekson se është ngushtuar kuadri i komisioneve hetimore për koncensionet në shëndetësi.
Postimi i Alibeajt
Meqë dita e marrëveshjes “së madhe” filloi paradite me sakrifikimin e reformës zgjedhore, ja edhe efekti tjetër që po gatuhet (ende pa mbaruar dita). Ngushtimi i objektit të hetimit të komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2 është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.
Të katër koncensionet në shëndetësi, ai i dializës, check up-it, pajisjeve të laboratorëve dhe sterilizimit janë abuzive dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve.
Selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.
Bojkotuan muaj të tërë parlamentin, ndezën revolucionin me tymuese duke u shitur për interesat e oligarkut të radhës. E megjithatë të vërtetën nuk e fshehin dot sado te mundohen!

Ju do të bënit sukses domethënës në zgjedhjet e radhës, zoti Alibeaj, por mjerisht, gjithë përpjekjeve tuaja për të fituar besueshmëri ju ra me shkelm zoti Basha,me dëshirën e tij të papërmbajtur për t'a parë përsëri vehten në krye të Partisë. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të nxitonte, sido që të ndodhte, ai do zgjidhej deputet, ndaj nuk kishte përse të nxitohej për t'u kthyer në krye, duke dhënë shkas për t'u përballur me një sulm brutal, të papërmbajtur si nga Berisha ashtu dhe nga Rama. Ai duhej t'a kishte të qartë postulatin se "në politikë çdo e mirë ka kohën e saj." Jo vetëm kaq, por ju po vazhdoni të bëni gabim pas gabimi, duke afruar si diçka me vlera dy "makina që grijnë vetëm fjalë", pa pikën e vlerës dhe përmbajtjes, ngjashëm me papagajt, siç janë Bamir Topi dhe Spartak Ngjela. Këta nuk janë asgjë më tepër se dy individë, të cilët kanë shpallur veten të zgjuar dhe për t'a merituar, duke kujtuar se thonë gjëra me vlerë, grijnë pambarimisht marrëzira që nuk ka kandar t'i ngrejnë. Por Ngjela shkonë edhe më tej, për t'u dhënë vlerë marrëzive të tij, shkonë dhe zë në gojë Amerikën vënd dhe pa vënd, pasi e di se pa një mbështetje nga dikush me vlerë atë nuk e merr seriozisht askush. Të dy këta nuk janë asgjë më shumë se kufoma politike, që sot politikisht nuk i hyjnë në punë askujt. Pse, u shuan të rinjtë që kanë mbaruar universitetet më të mira të botës, për t'i thirrur, nëse ju vërtetë doni të bëni diçka të mirë për atdheun dhe jetën e këtij populli të vuajtur? Do sjellin ndryshim Bamir Topi dhe Spartak Ngjela? Kjo vërtetë është shaka pa kripë. Por të mos zgjatem......