Altin Dumani: Ka pasur përpjekje për të minuar punën e SPAK, me shpifje e kërcënime

19 Dhjetor 2024, 10:32Politika TEMA
Altin Dumani: Ka pasur përpjekje për të minuar punën e SPAK,

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se ai dhe kolegët e tij janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë. Por përballë këtyre jemi mbledhur bashkë si një trupë e vetme kolegësh. Kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit ku ushtrojmë detyrën dhe sa i rëndësishëm është integriteti i gjithsecilit nga ne.

Nëse dikush mendon ndryshe gabohet. Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Dumani në fjalën e tij gjatë ceremonisë me rastin e 5-vjetorit të krijimit të SPAK.

Ai shtoi se SPAK është sot i pavarur dhe se po punon për të siguruar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Dumani falënderoi në fjalën e tij ndërkombëtarët, Policinë e Shtetit dhe BKH, por edhe mediat dhe familjarët. “Një falënderim i veçantë shkon për familjarët tanë, të cilët na kanë mirëkuptuar për kohën e munguar ndaj tyre. Suksesi ynë nuk mund të ketë kuptim pa ju”, tha Dumani.

5 Komente

  1. D
    Drejtesia e shumepritur

    Keni mbeshtetje absolute nga te gjithe shqiptaret e ndershem kudo ku jane. Puna e juaj vleresohet si shpetimi i Shqiperise nga kthetrat e atyre qe e kane ozurpuar pushtetin ne kete vend dhe nuk kane lene asnje hapesire per popullin te marre fryme lirshem. Kercenimet dhe fyerjet e krimineleve te akuzuar,mbeshtetesve te tyre qe jetojne me kafshatat ose therrimet e korrupsionit tregojne vetem se puna e juaj eshte duke u kryer sic duhet. Per here te pare tek ky popull ka lindur shpresa e ndryshimit per mire.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasani

      Cfare duam nga SPAK ne lidhje me korrupsionin gjigand nga politikanet shqiptare? Populli shqiptar kerkon zbatimin e ligjit dhe patjeter kthimin e parave te korrupsionit popullit. Popullit nuk i ntereson se sa vjet burg bejne politikanet (gje qe eshte e percaktuar ne ligj se sa eshte denimi) por popullit i duhen qe parate qe jane perfituar ne menyre skandaloze. Behet fjale per tendera rrugesh,spitalesh, shkollash,ujesjellesash,ujembledhesash, koncensione spitalesh,medikamenteve , privilegje postesh, rryshfete, adminstrate, doktore e mesues te korruptuar e arrogante,shitje truallesh shteterore, ndryshime absurde pronesie per ti kalur ne favor te vet etj, para me te cilat keta kodoshe politikane te te gjitha niveleve, i kane bere dem moral dhe material nje populli te tere duke u pasuruar deri ne brez te katert, te sekuestrohen dhe te perdoren per popullin, Jane keto abuzime skandaloze qe tregojne me se miri se perse ekonomia shqiptare, nuk ecen sic duhet te ece duke patur parasysh edhe burimet natyrore qe ka Shqiperia. Nuk po flasim per antikombetarizem, si rasti i TAP, qe tubi na kalon ne dere te shtepise dhe nuk paskemi te drejte shfrytezimi, apo naften per te cilen nuk perfitojme as 5% te te ardhurave, flitet per korrupsion galopant ku jane te perfshire kreret me te larte te politkes (djathtas e majtas). Spak e di shume mire qe "qeveria leprin e kap me qerrre", cfare derqin presim me? Kane kaluar 34 vjet dhe besimi ka humbur, shqiptaret vazhdojne e largohen sepse ndihen te pasigurte, duke filluar nga "Drejtesia e Munguar"

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marinsa amerikane duhet te ruajne Spakun

        Arrestoi Altin, mos ki aspak frike se ke mbeshtetjen ne Amerike. Krkoi asaj te dergoje nje toge marinsash qe ti marrin gjak ne vetulla plehrave te Saliut dhe familjes se tij, e jeshtu e shpeto Shqiperine nga kjo e keqe e madhe. Perlani Saliun te pmarin, shpejt, para vitit te ri, ta hame ne populli me gezim te madh gjelin e vitit te ri.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          Jo perpjekje, por kercenime shume serjoze, ndersa ju akoma s'doni te kuptoni se jeni e vetmja shprese qe I keni mbetur vendit. Gerdeci s'do falej kaq lehte ne asnje vend te botes, e po keshtu as 21 janari. Kane kaluar mbi 13 vjet. Ju prisni te ndodhin rrebelimet e shpellarit. Ju ge jen mendja. Amerika ja ka prere bilete , kurse ju harroni se keshtu hapni gropen tuaj.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Vazhdoni para se ashtu ju don populli, por hetimet per Beqajn dhe per djegesat e mbeturinave,ose inerciatoreve mos i avanconi se ju afron me kryehajnin e ripjelljes, dhe kjo nuk lejohet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje