Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron.
Në fokus të bisedimeve gjatë kësaj vizite do jetë emigracioni i paligjshëm.
Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t'u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.
Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.
Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.
Do lidhe edhe Anglia ndonje marreveshje per te na sjelle ketu bajgat e Afrikes sic beri ajo fashistja e Italise?
Eshte ne vete ky Kar-meroni se kjo axhente e vizites se tij eshte per nje vend Afrikan dhe jo per Shqiperine qe ka "permbushur" te gjithe artikujt per t'u bere pjese e BE, keshtu thote Edi, apo ben humor te zi si zakonisht e tall sumen me shqiptaret e ndershem. Me qene se Tao Tao Balla nuk i bindi per te ndaluar emigracionin klandestin, te cilet jane bere tmerr ne G.B. me shtepite e barit dhe komandate te grupeve me te tmerrshme te droges po vjen te takoje pellen Ed edhe per t'i terhequr veshin ne fakt per t'i gjuajtur me shpulle ne surrat per korrupsioni ne cdo qelize te Qeverise per Cunat problematik te Kukesit e me rradhe.