Ambasadori britanik në Shqipëri takohet me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj: Do të angazhohemi për mundësi të reja bashkëpunimi

8 Qershor 2022, 17:10Politika TEMA

Ambasadori britanik në Shqipëri takohet me presidentin e zgjedhur,

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith dhe i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach janë takuar këtë të mërkurë me presidentin e ri të vendit tonë Bajram Begaj.

“Ambasadori Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, u takuan me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si Kryetar i ardhshëm i Shtetit. Ata vlerësuan qëllimin e tij për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar”, ka njoftuar ambasada.


Ambasadori britanik ka deklaruar se temë e diskutimit ka qenë siguria rajonale. Ai shprehet se do të angazhohen bashkë me presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta.

“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet. I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin pët të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.

Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona” – tha Ambasadori Alastair King-Smith.

1 Komente

  1. b
    bashkpunimi me djallin eshte i pamundur

    kta jane ktu , vetem me bo Corba Politiken e Shqiperise dhe me vjedh mdth perfitu noj gjo ose shtri Rrjetin e Putanave Politike qe i kan kompromentu si psh LSI deri ne Jale .Mo shkerdhata dhe antishqiptare s'behet .Shif Historine . Kta Satanike na coptuan e lane nji cop vend ,qe jemi sot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje