
Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë në një takim ku është diskutuar për sfidat e Sigurisë Evropiane.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane tha se sfidat aktuale të sigurisë në Evropë kërkojnë unitet. Ajo madje citoi fjalët e Skënderbeut, “Bashkimi bën fuqinë” dhe sfidoi vendet që kanë besime të ngjashme të bashkohen për të krijuar një botë më të mirë për fëmijët.
“Jam krenare që jemi pranë jush. Bashkimi bën fuqinë! Do të qëndrojmë bashkë dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Këto sfida kanë të përbashkët, duke punuar së bashku zgjedhjen janë më të afërta.
Do të thoja se po përballemi me shumë rreziqe, por mundësitë për zgjedhjet janë aty. Mësuam një leksion të mirë. Mësuam se kush janë miqtë, për çfarë luftojmë dhe kush është me ne. Është shumë e qartë që SHBA dhe Shqipëria janë bashkë”, tha ambasadorja Kim.
“Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ambasadorja Yuri Kim dhe gjeneral brigade amerikan Lisa Hou, gjeneral, mori pjesë në një tryezë për Sfidat e Sigurisë Evropiane për të diskutuar sfidat me të cilat përballet kontinenti.
Ambasadorja Kim vuri në dukje se sfidat aktuale të sigurisë në Evropë kërkojnë unitet. Ajo citoi fjalët e famshme të Skënderbeut, “Bashkimi bën fuqinë” dhe sfidoi vendet që kanë besime të ngjashme të bashkohen për të krijuar një botë që duam për fëmijët tanë që është e lirë, e hapur, e sigurt dhe e begatë.
Ambasadorja Kim shtoi se nuk ka asnjë partner tjetër që Shtetet e Bashkuara do të preferonin të kishin në anën tonë përveç Shqipërisë” thuhet në postimin e Ambasadës.
Po ndenje dhe ca ne Shqiperi ti ke per te kethyer kombin me amerikan dashes ne nje vend problematik per US.E ke filluar dhe kjo carje ka per te mbajt emrin tend.
Ngeli dhe kjo e uruara me hallet e shqiperise ..... ik beju mutin legenave....leri te hane kembet e tyre se deri ne 2030 ma mer te keqen shqiperia ....shumica kane ikur dhe te tjere do ikin ...keta parazitet e politiikes zullumqare qe do mbesin do vrasin njeri tjetrin dhe shpeton ballkani nga halete.