Amnistia penale miratohet në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të jetë votimi në Parlament.
Socialistët pranuan propozimet e Partisë Demokratike duke bërë dhe disa ndryshime dhe në pr/ligj që zgjerojnë kategorinë e përfituesve. Socialistët kanë propozuar që të rritej edhe me 1 vit përfitimi për burrat dhe gratë.
Pra nëse ishte propozuar nga ministria e Drejtësisë që të përfitonin ata që ishin dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat e 4 për gratë, me ndryshimet e reja përfitojnë ata që janë dënuar maksimalisht me 4 vite burg për burrat dhe 5 vite burg për grate.
Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.
Debati në Komisionin e Ligjeve mbetet tek propozimet e PD për të falur protestuesit e opozitës. Nga Ministria e Drejtësisë dhe socialistët janë gati të pranojnë dhe disa nga propozimet e Alibeajt për të aministuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrit të pronës e kundërshtimit të policit. Por Alibeaj thotë se duhet pranuar amendamenti i propozuar nga ai sic ishte e të mos bëheshin allishverishte. Megjithatë kërkoi kohë për të shqyrtuar propozimet e PS.
Amani o shoke deputet qe ju keputet shpirti per ne Shqiptaret qe vuajme,se mos nuk kane falur SALIANJIGRIDA se cfare na duhet parlamenti pa te.
Me fjale te tjera sot mund ti vene flaken kryeministrise se te enjten i kap amnistia.