Analisti pranë Bashës: Nëse ka dijeni për 21 janarin duhet ta thotë! Mëkat që i ka qëndruar Saliut pranë

12 Janar 2024, 09:17Politika TEMA
Analisti pranë Bashës: Nëse ka dijeni për 21 janarin duhet

Pas konferencës përpara gazetarëve të Lulzim Bashës, analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në “Real Story” se ai u tregua tepër i sinqertë. Mirëpo, sipas analistit, gabimi që Basha ka bërë është që i ka qendruar besnik Sali Berishës.

“Një pjesë e grupit brenda PD-së dikur kanë qene të grumbulluar rreth Olldashit. Mendoj unë, kjo është supozim, të cilët kanë qene kundër zotit Berisha. Mund ta kenë sulmuar zotin Berisha se ai foli dhe pas krahëve.

Ndërkohë, zoti Basha ka qene person besnik i zotit Berisha dhe ai thotë që këta që sot janë me zotin Berisha, dje ishin kundër dhe më sulmonin mua se isha njeriu i tij. Edhe pse në gjykimin tim u mundua të tregonte këtë lloj paradoksi dhe për të treguar mungesën e sinqeritetit të atyre që ka nga pas.

Në përgjithësi mua mu duk e mirë konferenca, u shfaq deri diku i sinqertë në disa gjëra. Megjithatë, unë kam dy rezerva.

Unë e kam thënë dhe here të tjera, një nga mëkatet më të mëdha që ka Zoti Basha, është që i ka qendruar besnik një personi, për mua është tradhti ndaj të djathtës, ndaj PD, ndaj Shqipërisë”, tha ai.

Sa i përket “21 janarit”, Mërtiri tha se nëse Basha ka dijeni duhet ta thotë.

“Në qoftë se Basha ka dijeni për gjëra konkrete duhet ta thotë lidhur me 21 janarin. Ai ka qene ministër i Brendshëm. Momenti kur ka ndodhur krimi policia është larguar, madje policia mund të akuzohet që nuk veproi si duhet. Gjithçka ka qene mes tij dhe gardës. Në momentin që e merr garda në dorë, këtë duhet ta nxjerrin hetimet”, tha Mërtiri.

8 Komente

  1. S
    Sokoli

    Qe Basha, pavarsisht gabimeve te tij ,sic eshte ai i besimit te tepruar ndaj Berishes, renia e tij deri ne perdorim si te donte Berisha, por everteta eshte se Lulzim Basha ka patur ne grupin drejtues ( Zv/kryetar, sekretar i pergjithshem, i rinise dhe gruas) maskarenj, te poshter e servila te Berishes si : Spaho, Paloka, Bardhi, Vokshi , Kellici, pa llogaritur ketu aguridhet Seljanji e Balliu i vogel.....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Me mire nje kundershtar i zgjuar se nje sherbetor budalla! Ky Mertiri mbase nuk e di qe edhe Garda eshte varesi te Min te brendshem!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Marseli.

      Edhe Bashen se ndan asgje nga bashkepuntori ne krimin e vrasjeve ne 21 janar.Eshte pjestar ne zixhirin krjminal shtetror.Do te pergjegjet per shoerdorim detyre,urdher per te qelluar ne turm dhe mbulim,fshehje te krimit si manipulate provash si Saliu dhe Prendi.Ka krim per rrugen e kombit qe eshte hetuar dhe pushuar per mos paraqitje ,krimii shitjes se detit,per te cilat duhet te japij llogari ligjore.Ne poliyik eshte I mbytur me teorin e berishizmit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Basha nuk ka dallim nga nongrata

        Berisha do ta marre me vehte ne burg Bashen per 21 janarin, prisni e do shihni.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Në PD ka interesa dhe luftë politike, nuk ka besë. Berisha dhe Basha janë një mëndje dhe veprim, për 21 Janarin. Veprimet në PD dhe Rithemelimin do kalojnë kufijtë e imagjinatës. S'ka gomisteri dhe kirurgji që i bashkon këto grupime politike.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Pseudoanalisti e di sevBasha,si minister i Brenshem,me 21 janare,na pershendeste nga tarraca e kryeministrise me dhembet jashte!Ka filmime te shumta per kete fakt skandaloz per nje politikan!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fat man

              Akoma e degjoni kete jevgun mender haleist Ergys Mertiri ? Basha nuk ka "dijeni" per 21 janarin qe te tregoje ore toc, ai eshte bashkevrases me Sali Bishen. Basha duhet te merret ne hetim nga SPAK, vrasjet nuk amnistohen sic beri me vjedhjen e Kombit ne Rrugen e Kombit me 230 milion euro, me procedure duk shtyre seancat gjyqesore me raporte "mjekesore" te cilat nuk pranohen as ne shkolla per nxenesit qe te justifikojne mungesat. Ergys jevgu, Basha duhet te hetohet per firmen qe hodhi ne faljen e 255 km2 det Greqise, per vjedhjen e Bashkise se Tirane qe u be Kryebashkiak me votat e manipouluara ne magazinat e Rezerves se Shtetit ne Berzhide ku z/drejtor dhe magazinjer ishin nipat e Sali Serbit.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Gabimi me i madh i Bashes thote ky buda… i eshte se i qendruar afer Berishes. Pu cfare idi… i . Po ai ishte pupaci qe nuk mund te bente asgje pa Berishen, si sot qe eshte kthyer ne nje kale te ngordhur

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje