Analiza: Pse PD nuk ka një strategji afatgjatë komunikimi publik?

20 Shkurt 2026, 11:00Politika TEMA
Analiza: Pse PD nuk ka një strategji afatgjatë komunikimi publik?

Mjafton të shohësh të gjithë eksponentët e lartë të Partisë Demokratike, duke filluar nga Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD dhe te deputetët që ishin ditën e enjte prezent në media për të diskutuar vizitën e Edi Ramës në SHBA dhe pjesëmarrjen e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes për të parë dhe për të kuptuar se komunikimi dhe PR në këtë parti funksionon mbi bazën e rubrikës humoristike të gazetës TemA Antena Brenda Familjes.

Kryekëshilltari mediatik Lela u shpreh në mbrëmje te Ylli Rakipi se Trump nuk e priti Ramën siç priti Vjosa Osmanin, Gjekmarkaj u shpreh në Parlament se Trump e kishte lënë Ramën larg dhe nuk e kishte mbajtur afër, Këlliçi u shpreh se Trump as nuk i njeh fare ata që u jep dorën, duke aluduar edhe për Ramën një gjë të tillë (paradoksale: domethënë Këlliçit kur ia dha dorën te tualeti i konventës republikane e njeh, ndërsa Ramën që e ka të ftuar në tryezë nuk e njeh!!), ndërsa çuni i Fahriut, Balliu Junior, e çoi edhe më tej imagjinatën e tij, duke u shprehur se Edi Rama është kali i Trojës së Soros në Bordin e Paqes.

Këto deklarata nuk janë të parat, sepse në të gjitha rastet opozita dhe veçanërisht Partia Demokratike nuk ndërton një komunikim të sinqertë, të hapur dhe të qëndrueshëm me publikun, por udhëhiqet nga hallet e saj personale, nga çasti dhe momenti, pavarësisht se e vërteta zbulohet shumë shpejt.

Në fakt, dje ishte, në një farë kuptimi, dita e përballjes me të vërtetën e gënjeshtrave të tyre nga halli, sepse kjo tymnajë u ngrit nga vetë Berisha, i cili deklaroi se Ramën nuk e pritën në Davos, i mbyllën derën në Konferencën e Mynihut dhe nuk e pret kush në SHBA, sepse është i padëshiruar.

Pra, PD-ja, e cila vuan nga komplekse frojdiane për shkak të ‘atit’ politik, do domosdoshmërit që hallin e vetë t’ia mveshë edhe tjetrit për t’u barazuar në sytë e publikut.

Mirëpo, edhe kur e vërteta del në shesh dhe qartësohet, ata sërish nxjerrin nga deklaratat e një dite më parë, duke u bërë jo vetëm të pabesuehsëm, por komplet qesharak në sytë e publikut dhe të njerëzve.

Gjithsesi, është për të ardhur keq që komunikimi i opozitës dhe i PD-së është në këtë gjendje, ngase për shkak të halleve të saj momentale, ajo nuk mund të ndërtojë dot një strategji afatgjatë, të vërtetë dhe të besueshme./Tema

10 Komente

  1. B
    Boli

    Dasem e madhe ke Rrem Hyka mish gomari me te zen frika. Sot po eshte dita.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramizi

      Imagjino qe drejtor i komunikimit ne PD eshte Lela,nje gazetar qe me zor lidh dy lafe edhe pse eshte i shkolluar,dhe pret te mobilizoje strukturat neper mitingje e te komunikoje me publikun. Ndersa kjo xinxifillja,Garo,kujton se mjafton te qeshe ajo dhe njerezit pronto do vijne pas saj.Ajo qe me bene pershtypje eshte orari i lenies se protestave te PD,te gjitha ne darke, naten, ne erresisre, si per te veretetuar ate postulatin e vjeter qe "ujku mjegull do".Tashme fatkqeseisht per demokracine shqiptare,kjo force politike nuk eshte me Parti politike,por force paramilitare,me njerez te paguar,femije qe perdoren ne kundershtim me cdo ligj,potitikane qe duan te mbrojne parate dhe pasurine e vjedhur te tyre e te femijeve te tyre.Fatkeqesi kombetare si u katandis kjo force politike! Sot kujtojne diten e rrezimit te bustit te diktatorit,por harrojne qe diktatoret e gjalle i kane ne krye,me duar e kembe,me goje qe flasin,por pa vesh te degjojne.Vdiq Enverizmi,por lindi Berishizmi edhe me i fuqishem edhe me i degraduar si ideollogji destruktive, neofshiste, antikombetare,qe na kthen shume vite pas ne kohe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuptoni themelet

        Pse PD nuk ka një strategji afatgjatë komunikimi publik? Përgjigja e saktë: sepse nuk është parti politike.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tng

          Sigurishte qe e ka,por PD i mungone dicka tjeter qe Socialisto Kominustat e kane me Bollek,vjedhjen e Vendit e kane tradite,pra kame kapitalin e Publikut e Derr i Bute,keshtu qe te blejne ty per te bere shkrimin etj…!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Nuk ka një plan afatgjatë se e ka jetën të shkurtër ,kjo parti shkon bashkë me kriminelin në botën tjetër .Çgarë plani kërkoni ju? Një parti që i tregon alternativat Ilor Vromjari dhe bënë ça thotë vromjari (Vrenozi) çfarë prisni ju? .Atje kryetari është i vdekur fizikisht e politikisht .Sekrekari ,Mushku i Kuksit nuk është Mushk qëlloi GOMAR ,tani prisni gjë ju koqet e tjera ?. Unë jam demokrat për vehte dhe nuk pres gjë nga UDBja ,sepse ajo e bëri punën e sajë që në 91 .

            Përgjigjjuni
            1. F
              Forster

              Populli thote nji shprehje : "Me thuaj me ke rri te te them cili je".Lela eshte nje figure qe pe ta vesh ne nji are me grure i tremb harabelet, kurse biba Garo dhembet jashte dhe mikun e do brenda, dite -nate dhe te beje selfie me plakun -mere .E chfare mund te presesh nga keto figura te konsumuara,vetem regres.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zylyfi

                Me zagarin qe e udheheq PD zvete njeri i mire dhe me mend zagar janeata qe e ndjekin .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alfred

                  PD-ja eshte ne derexhe per t'u vajtuar! Mirepo edhe ky stani tjeter nuk durohet me hosanane qe i ben Rames! Ky i ashtuquajturi "Bord i paqes" eshte nje eksperiment ne epruvete, qe po zhvillohet! Eshte caktuar drejtues, shef koordinues nje qytetar privat! Jared Kushner! Pa asnje funksion shteteror, nuk eshte askund i zgjedhur! Europa e ka refuzuar e gjitha! Nuk i dihet se ku do i dale tymi, por qe eshte manover ne sherbim te Izraelit, kjo duket qarte! Meqe u "dogj" karta e marreveshjes abrahamike, tash po kurdiset nje tjeter ujdi! Ajo cfare (nuk)dime ka te beje me faktin se sa aksione ka "klubi Epstein" te ky klubi tjeter me emrin "Bordi i paqes"! Nje "skuader" figurinash-kukulla te kurdisura, autokrate te korruptuar, jane thjesht garniture, gjethe sallate ne pjaten qe do u sherbehet te fuqishmeve!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Q. K.

                    Mitingun e Berishes e celi nje zagar berishist me emrin Ermal Hasime , qe permes fjales , Po mundohet te maskohet , te maskoje zgjeben berishiste , qe permes nje patetike te shplare , te sterdegjuar kerkon efekte ne sherbim te Berishes . Ia dorezon " Stafeten" nje femre te peshtire qe dredh vithet sipas interesit , Tabakes . Te mbrosh Berishen dhe berishizmin eshte njesoj sikur te ngresh nga varri Enverin dhe Enverizmin ...!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lindita

                      Treshe meksikane po ate Lelen apo ne vend te hudhrës po late nam mo te shkretë edhe ata pak njeres qe ju vine ne proteste po hane dru e ke pasur ne dore o Sali te ardhmen e shqipetareve po e bere shkrumb e hi

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje