Apeli i Posaçëm i GJKKO vendosi të caktojë masën 'detyrim paraqitje' dy herë në muaj për ish-kryeministrin Sali Berisha për dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
SPAK kishte kërkuar rikthimin e Berishës në arrest shtëpi, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO-së për lirimin e tij, në fund të muajit dhjetor.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në News Line, në ABC News tha se Berishës nuk duhej t’i hiqej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai pohoi se Apeli në vendimin e sotëm korrigjoi një gabim ligjor, që ishte bërë me lirimin e tij nga masa e arrestit shtëpiak.
“Nuk duhet t’i hiqej masa e sigurimit. Prokuroria kërko dhe insistoi që ai të kthehej në arrest shtëpie, atëherë pse gjykata e Apelit i dha detyrim paraqitje, nga pikëpamja ligjore, Gjykata e Apelit korrigjoi një gabim sipas ligjit”, tha ai.
Ai pohoi se Sali Berisha është i detyruar të respektojë masën e Apelit, pasi në të kundërt, ish-kryeministrit do t’i ashpërsohet masa sërish.
“Berisha duhet të tregojë edhe këtë radhë “burrërinë” në thonjëza të tij. Ky njeri e vuri veten mbi Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, ku tha se duhej të merrej leje nga Kuvendi, të gjithë ne konstitucionalistët thamë se duhet ta zbatonte këtë masë. Ai nuk e përfilli, pasi tha se edhe për detyrimin paraqitje duhej marrë leje nga Kuvendi. Ai është i detyruar të shkojë dhe ditën e hënë duhet të paraqitet.
Në rast se nuk do paraqitej, ai do shkojë ose në arrest shtëpie ose në arrest me burg. Ky është vendim i forcës së prerë, kanë të drejtë të bëjnë rekurs, në Gjykatën e Lartë, por ditën e hënë duhet të shkojë të paraqitet në gjykatën.
Do të shkojë me një këmbë, se nuk është trim aq sa hiqej, pasi ka arrest të shkojë në arrest me burg. Nuk ka dyshim që çështja kalon në gjyq, janë priva të pakontestueshme, janë prova, që nuk mund t’i vendosësh në dyshim, sepse ata e dhanë provën e vet që në fillim që kur iu caktua masa e sigurimit”, tha ai.
Avokati Beqiri pohoi se çështja për Berishën do të kalojë për gjykim, pasi janë të gjitha provat, që sipas tij provojnë fajësinë për dosjen “Partizani”.
“Gjyqtarja nuk ka alternativë tjetër, do ta kalojë çështjen për gjykim. Mirë do ishte të kërkonte gjykim të shkurtuar, por avokatët e tij e kanë thënë se ata marrin mendimin e Berishës dhe nuk veprojnë sipas arsyes logjike të tij. Ai do të marrë vendimin e merituar nga 4-12 vjet burg”, tha ai.
Jo GJKKO, por as Amerika vete nuk e fut dot ne burg Sali kermen. Te pakten te futin Edin ne vend te saliut, sepse Rama e ktheu Saliun ne politike me marreveshjen per zgjedhjet. Amerika dhe BE ishin dakord me zgjedhje ne maj pa Saliun, por Rama ka frike ti fitoje 120 deputete, sepse ata 120 do ti benin varrin Rames se i ka turperuar me zv/KM si Arben Ahmetaj.