Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të premte të rrëzojë kërkesën e SPAK për rikthimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Apeli ka vendosur për ish-kryeministrin masën e sigurisë "detyrim paraqitje".
Berisha do të duhet të shkojë në SPAK 2 herë në muaj.
Engert Pëllumbi ishte gjyqtari që shqyrtoi në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Prokuroria e Posaçme, më 16 dhjetor, ankimoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së.
Kujtojmë që më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë.
Njoftimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 03.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 276 akti, datë 26.12.2024 regjistrimi, dhe vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 674, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit S.B. për shuarjen e masës së sigurimitme karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e caktuar ndaj tij me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, e caktuar ndaj të pandehurit S.B. me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Ja nje shprehje tjeter e "ndihmes" se Rames per Berishen si dhe e faktit qe Qeveria, ose Rama ka influencen e tij ne drejtesi, rasti konkret ne gjykata. Shikoni si gelojne prokurore e gjykates deri dhe familarisht neper institucione e deputete. Kodheli ke ka nga fisi? Po Felaj keka nga familja ? etj etj....
Lirimi i Berishes ska lidhje me ndikimin e Rames, edhe pse diktator regjimi.Edhe po te donte Berishen te ishte akoma ne maje te ballkonit! =Zgjedhjet jane aty dhe nuk mund te bej fushate i burgosur Drejtuesi i nje Partie...Ka rregulla bota, te pakten keshtu e ka nje vend qe me letra eshte demokraci.
GjKKO e deshtuar! Mos harxhoni taksat e popullit te paguani 6,000 Euro ne muaj oer secilin nga ata gjykates te paafte dhe te korruptuar te Saliut.
Dale o shoku dale,behet fjale per masa para gjyqit,qe ka per tu bere,SPAK kerkon arrest shtepie me motivacion qe Saliu mund te demtohe hetimet e metejshme,dhe mund te largohet nga vendi per ti shpetuar gjykimit,Gjykata thote qe kto nuk perbejn rrezik,eshte gjykata qe do vendosi duke pare provate çuara nga Spak, qe Sali Berisha ka bere korrupsion,ka abuzuar me rolin e tij si kryeminister per perfitime personale e te familjareve te tij,me sa di une pritet vetem se kur dote gjykohet,nuk ka mbaruar per te iç,madje ka shume te tjera qe ai mund te gjykohet,Cez,Gerdeci,vrasjet e demostruesve jane tre ceshtje te ndryshme dhe ai mund te gjykohet tre here te tjera!!
hahaha te shohim a do t'ja mbaje te mos paraqitet... si para nje viti
Edmond je i sakte. U denua me arrest shtepie se nuk zbatoj Detyrim Paraqitje. Ta shohim trim do te jete.
DUMANI I KA DUART E LIDHURA ME DUKET... NE KONFERENCE PER SHTYP THA DO TE COJ NE GJYKATE DY MASA SIGURIE PER SALINE, AREEST ME BURG DHE ARREST SHTEPIE, PA KALUAR 12 ORE NDRYSHOI QENDRIM, DERGOI NE GJYKATE VETEM MASEN ARREST SHTEPIE...!!! PATJETER QE DIKUSH I KA TERHEQUR VESHIN APO SHQIPTARCE E KA KERCENUAR DUMANIN E TE TIJET. KUSH TJETER PERVEC RAMES?!
Jo Rama, por Berisha e kercenon perdite Duman derdimenin, patriotin e tij malok. Po Amerika si e shpall kampion Dumanin?! Te shohim cfare do ta shpalle administrata Trump ket Dumanin tone, mbase kampion per keq!
Keto dite do te shfaqet filmi " Nje fshatar po del nga dera.....
Nuk vjen pranvera me nje lule...... Drejtesi e dhjere e kapur nga krimi .
Nese ka patur ndonjehere kryeminister ne vitet e demokracise qe nuk nderhyne ne punet e drejtesise ai eshte Rama dhe e kunderten e tij ka qene S Bishtuku qe nuk ka lene vend ne drejtesise pa nderhyre e shkaterruan me sejmenet e tij dhe vazhdon ta beje per qef te vet e ndersa njerezit e thjeshte duhet te kuptoje qe drejtesia ne nje shtet demokratik eshte pushtet me vete dhe kryeministri apo pushteti ekzekutiv eshte pushtet tjeter dhe nuk varen nga njeri tjetri
Ligji është vetëm për fukarain.
Vendim mëse i drejtë! Pasi bëri 1 vit arrest shtëpie, Berisha u kthye aty ku u nis dhe le të guxojë prap mos paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Ndërkohë,gjyqi themelit fillon dhe do pasohet nga gjyqe të tjera që e presin non grata-n!
keshtu ndoshta i japin nji shanc te ri ktij Populli duke provokuar ,n'se s'jan shndruar te gjithe ne pederast e ka ngel noj Burre tip AVNI RUSTEMI qe ta shtri KERMEN TOKSIKE ne rruge si Esat Pederast Antishqiptarit TOPPUTANI
Vendim leshi. Te gjithe bene sikur. Berishen Rama e do te lire prandaj ky vendim karagjzollkek hesapi qe ben sikur nuk injoron teresisht Spakun por qe le ne fuqi teresisht deshiren e Rames per nje Non Grata kundershtar te lire ne perballjen zgjedhore, tregon sesa shume duhet per nje drejtesi qe te ndershkoje te paprekshmit.
Populli duhet te aplikoje mosbindje civile, te vertete jonsi ajo e Saliut qe djeg e shkaterron. Mosbindje civile klasike paqesore e shoqerise, pa pranuar politiken si pjese e saj, eshre edhe mospagimi i taksave. Ne nuk duhet te paguajme taksa per te mbajtur ne kembe nje shtet me drejtesi te korruptuar dhe te kapur nga Saliu. Populli mund te mos dale fare ne votime sivjet, dhe te shohim cdo beje Rama mot, do vazhdoje pazaret me Saliun apo jo. Amerika eshte gjithnje me popullin, jo me Ramen dhe Berishen. Nese ne i bojkotojme te dy keta maskarenj, ashtu do beje dhe Amerika, bile edhe do na i heqe qafe krejt.
Ishte nje komentues ketu tek TEMA, qe ka kohe qe nuk e shoh me ne komente. Me vjen shume keq nese nuk eshte me. Ai ishte nje staticien i jashtezakonshem. Radhiste 255 bema te SaliHut. "H" e madhe ne mes nuk e vendos kot. Se mrin nuk e ka Sali, por SaliH. Edhe datlindjen e ka ndryshuar, se ashtu ishte nje pune...
Kjo është prova tjetër e Berishës për të mbajtur Kushtetutën, të shohim trimërinë e dytë të tij
Mund te ishte vendim me i ashper:policia gjyqesore te paraqitet dy here ne muaj tek dera e Sali Berishes
Bukur i analizon Pjeter. Bravo, i sakt...
E mgjithate Berishes nuk i ndodh ASGJE!Kjo tregon shkallen e degradimit te ketij vendi te korruptuar ku cdo gje shitet e blihet me para qofte edhe ligji!
Qingji I vogel pse me ri mendushem be be ban , pse me flet ashtu trishtushem be be ban , eja eja bashke ne are tring tring tring , une mbledh lule ti ha BARE tring tring tring ..... per saliun
Jam Sala une o cakenj,vete dy here ne muaj ne SKAP