Arbër Kola, aktivist i Partisë Demokratike dhe organizator i disa protestave për çështje që shqetësojnë qytetarët, i pozicionuar së fundmi në lëvizjen e Ervin Salianjit, ka marrë pjesë si i ftuar në World Economic Forum në Davos, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me figura të njohura të politikës, medias dhe jetës publike ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të tij, Kola ka pasur biseda me ish-kryeprokurorin federal amerikan Michael Sherwin, juristen dhe aktivisten Cherie Blair, si edhe me Robert Cahaly, i njohur për sondazhet e tij pro Donald Trump. Po ashtu, ai është takuar me ish-agjentin e FBI-së Chris Voss, aktorin hollivudian Kelsey Grammer, drejtuesen e revistës Time Jessica Sibley, si dhe organizatorin e HITDavos Dustin Plantholt.
Sipas Kolës, fokusi kryesor i këtyre diskutimeve ka qenë Ballkani Perëndimor dhe, në veçanti, situata politike në Shqipëri. Ai ka theksuar se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama ishte një nga temat qendrore të bisedave, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për alternativa të reja politike dhe për një vizion ndryshe qeverisës.
Pjesëmarrja e Kolës në këtë forum ndërkombëtar shihet si pjesë e përpjekjeve të tij për të ngritur zërin mbi problematikat shqiptare në nivele më të gjera dhe për të krijuar kontakte që mund të shërbejnë si ura komunikimi mes realitetit politik në Shqipëri dhe aktorëve ndërkombëtarë.
Më vjen mirë që një i ri , kundërshtsr i politikës së mykur , angazhohet në këto takime ndërkombëtare dhe ankohet për qeverinë e shtetit të vet . Kam frikë se me fotot që poston , do të katandiset njëlloj si Belo esmeri , kur postonte foto me figura shumë më të rëndëdisishme se këto të këtij Kolës dhe nuk pati ndonjë përfitim politik , përveç se u bë meme .
Mor po kush e ftoi ne Davos kete qypin, se na habitet?!
Pa u futur në burg Saliu asnjë, dmth as ky nuk ka për të bërë hajër, jo në Davos po edhe në Hënë e në Mars të shkojë. Sa të harxhojë energji nëpër kullotat evropliane, le të përqëndrohet në haletë brenda vendit, nëse mendon se vërtet ka këllqe. Ky ka dalë të sajojë e të përdorë një ushtri botërore për të marrë pushtetin nga Saliu së pari e nga Edi më pas. Zogj që fryhen me pupla artificiale.