Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj.
Ai tha se Lëvizja Bashkë që prej fillimit, nuk ka pasur pretendimin të fitonte zgjedhjet por të ishte një opozitë e zëshme dhe qëllimi është arritur pasi tashmë do të përfaqësohet në parlament me një deputet, Redi Muçin, i cili sipas Qorit “është deputeti më i mirë që do ketë Kuvendi i Shqipërisë në katër vitet e ardhshme”.
Teksa analizoi zgjedhjet Qori tha se kryeministri Rama ka arritur të interpretojë më mirë se të tjerët risitë zgjehdore, ndërsa sipas tij problem nuk është vetëm Kodi Zgjedhor.
“Unë nuk e prisja, nuk e mendoja që pesha e këtij pushteti do arrinte në këtë lloj rezultati, por mesa duket Edi Rama ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm tejet efecient të manipulimit, shkurajimit të qytetarëve.
Gjithashtu ato risi zgjedhore që vijnë herë pas here ka arritur t'i interpretojë më mirë se të tjerët dhe të përfitojë më shumë se të tjerët.
Unë mendoj se vota e diasporës është një nga arritjet më të mëdha, por është fakt që Edi Rama e ka shfrytëzuar më mirë se të tjerët.
Unë mendoj që lista e hapur është më mirë se lista e mbyllur, por mënyra si sot Edi Rama ka interpretuar listat e hapura, ka qenë më e mirë se e të tjerëve. Unë dëgjoj tani që është faji i kodit zgjedhor.
Ky debat po përmblidhet te Kodi Zgjedhor, por nuk është Kodi Zgjedhor baza e pushtetit të Edi Ramës.
Baza e pushtetit të Ramës është pushteti administrative dhe oligarkia ekonomike. Ne duhet të mobilizojmë popullin për t’ju kundërvënë kësaj baze.
Betejat tona parësore nuk mund të jenë katër vite rresht të merremi me riformatim të qarqeve”,-tha Qori.
Duhet sqaruar popullsia sesi lulezojne monopolet ne ekonomi, sesi qeveria ne vend qe ti luftoje i perkrah. Kjo te behet duke treguar shembuj te ndryshem ne tregeti, por edhe ne ndertim e prodhim. Gjithashtu, te demaskohet paaftesia e zyrtareve te administrates publike, numri i larte e i panevojshem i tyre etj etj.
Çfar manipulimi ka bërë Rama mor QORR populli është i zgjuar dhe nuk kthehet më në regjimin vrasës të Sali non gratës,o QORR a e pe se sa udhëheqës shtetesh e përshëndetën Ramën se ti me syze je por QORR mbetesh,ju dhe të tjerët si ju gabuat rëndë duke e barazuar vrasësin non grata me Edi Ramën i cili u pa se si e nderon Evropa.
Zoti ARLIND QORRI: Lini cfardo lloj iluzioni..........Qe Rama do dilte force e pare, kjo dihej, por qe do arrinte kete rezultat, nuk e mendonte njeri..........Faktori kryesor i arritjes te keti rezultati dhe mire qe u arrit, eshte Sali Berisha...........Edhe 100 here te behen zgjedhje, Populli do votoje ne shumice PS-ne..........Elektorati Socialist, ceshte e verteta eshte me me kulture demokratike nga elektorati i ashtuquajtur demokrat dhe kjo dihet............POR, POR, POR elektorati socialist, pavarsisht se ne shume raste eshte kritik, bile kritik i madh i politikave te PS-se, vec te tjerave sidomos per administraten publike ku populli ndeshet cdo dite, perseri voton dhe do votoje PS-ne duke mos e kthyer voten drejt Partive te Reja, pavarsisht se i ka shume per zemer. ARSYEJA eshte vetem nje dhe vetem nje, EKZISTENCA NE POLITIKEN SHQIPETARE E DEMAGOGUT DHE TE KEQES SALI BERISHA............Do provohet, diten qe Sali Berisha, nuk do jete me pjese e politikes shqipetare, ate dite e tutje edhe PS-ja, jo qe nuk do jete me fitore te ketij rangu, por mund te mos jete edhe force e pare politike.
Sali Berisha me Edi Ramën më kujtojnë dhelprën dhe maçokun te përralla e Pinokut! Ata mbajnë njëri - tjetrin. Iku njëri, tjetri bie automatikisht. Prandaj nuk e ka gjetur gjë Berishën deri më tani. Se ai i duhet Ramës që të fitojë dhe stërfitojë zgjedhjet.