Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24.
Shabani u shpreh se PD dhe Sali Berisha janë të fundit që duhet të ankohen për problemet që shoqëruan procesin zgjedhor. Ai tha se Berisha në opozitë merr leje ndërtimi dhe pasurohet, ndërsa shtoi se PD pati angazhuar edhe grupe të armatosura me pretekstin për të mbrojtur votat e 11 majit.
Shabani ironizoi edhe listat e PD kur tha se demokratët votonin në Qarkun e Tiranës Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun, por në fakt deputetë u zgjodhën kandidatët e PL, Tedi Blushi e Erisa Xhixho.
PD konteston zgjedhjet. A janë cenuar votat e Nisma-Shqipëria Bëhet?
Këtu gara është e pabarabartë dhe e pandershme, ne shkojmë me fletëpalosje dhe ide në fushatë, ndërsa pala tjetër është me "Range Rover" me çuna problematikë, me njerëz që blejnë vota, me pushtet që përdoret për të fuqizuar partinë në pushtet. Por, Sali Berisha është i fundit që mund të ankohet, sepse flasim për një parti që ka bërë të njëjtën gjë kur ka qenë në pushtet, që kjo parti edhe në opozitë merr leje ndërtimi, ka grupet e shpëtimit të votës që dalin me armë dhe vriten me njëri-tjetrin. E fundit që mund të ankohet është Sali Berisha.
Elementi i bazë i lidershipit dhe burrit tradicional shqiptar është të marrë përgjegjësi për grupin e vet, vendimet, për atë që përfaqëson. Sali Berisha është 80 vjeç dhe nuk e kam parë njëherë të mbajë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, të thotë kaq arritëm, 500 mijë vota, deri këtu na besuan shqiptarët, por fshihet pas gishtit, qaraman. E njëjta gjë është edhe për Edi Ramën, qaraman, "hap kutitë ose largohu..."
Më vjen keq si qytetar shqiptar që me votat e Ilir Alimehmetit është bërë deputet Tedi Blushi i Partisë së Lirisë. Unë po të isha i PD kjo gjë do të më irritonte pafund, por ata nuk kanë gojë të flasin as për këtë, për të thënë: Si ka mundësi ne votojmë për Jorida Tabakun e Ilir Alimehmetin dhe deputetë bëhen këta të LSI? Kjo tregon se si Sali Berisha i ka vendosur nën thundër edhe demokratët e thjeshtë që jo vetëm nuk i pyet njeri, por nuk kanë as të drejtë të ankohen apo të ngrenë zërin. Më vjen keq për gjendjen se si ka përfunduar një parti që quhet Partia Demokratike.
Adriatik Lapaj shkon në Parlament. Po ju?
Unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, partia jonë ka përfaqësues në këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. Koalicioni ynë do të koordinohet për aktivitete të përbashkëta, unë shpresoj që të krijojmë një koalicion edhe më të gjerë me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, intelektualë e forcat e reja... Sa kohë unë dhe Nisma Thurje të jetë në politikë tre gjëra nuk do të na mungojnë, qëndrueshmëria, nuk jemi dorëzuar në 2021, 2023 dhe as 2025. Ne kemi treguar guxim, kemi çuar në SPAK 6 çështje dhe 2 ministra në burg, kemi çuar në SPAK oligarkë, nisma ligjore në Gjykatë Administrative dhe Gjykatë Kushtetuese, do të vazhdojmë nismat tona.
E treta, vizioni dhe përgatitja. Ne jemi një grupim njerëzish shumë më i përgatitur edhe se kabineti qeveritar dhe me ato mundësitë tona do të vazhdojmë të japim vizionin tonë si mund të zhvillohet shoqëria, ato propozime tona që mund t'i çojmë tanimë edhe përmes mandatit të deputetit të Parlament. Do të japim një alternativë konkurruese. Shpresoj që më shumë herët se sa vonë shqiptarët ta kuptojnë se duhen votuar forcat e reja dhe ato 70 mijë vota të bëhen 700 mijë që ky vend më në fund të shkëputet nga e shkuara dhe të ecet përpara.
Keshtu duhet Endri, por ti kishe thene me heret ne Spak qe ti kapnin me presh ne dore.
..sic duket Shabani nuk falet 5 here ne dite
Ato 50 mandate qe mori PD i ka te vjedhura dhe te blera.
Skate. Edhe ato 50 i kane marre me dhune, duke firkesuar banoret. I pame edhe duke e bere kete publikisht. Mendoje cfare kane bere me ato qe nuk dime.
2 mandate boll I kane.
Kjo eshte gje normale per nje parti fashiste qe ne themel ka dhunen
Asgje e re, po SPAK qe gjoja ishte ne terren cfare bente, apo kruante bythen?
Qe PD ka dhe nxjerr gr te armatosura kete e di dhe gomari I fshatit qe ne 92 e deri me sot prandaj dhe do te humbasin iku koha kur keto gr nderronin kutite me fugona nen urdherin e qoftelargut dhe kjo eshte merite e ps qe I carmatosi me ligj dhe se luajne dot bishtin ne drejtim te ruajtjes se votes
Ne shume gjera mbase ke te drejt por te thuash qe ne jemi shume me te pregatitur se kabineti qeveritar eshte nje mburrje e pa dobishme dhe nhe domethenie per karakterin tuaj!!!! Kush e beri vlwrsimin e kualifikimit dhe krahasushmerin ? Ju ? Kujdes or djal se mis fluturoni me presh qe ne fillim!
Per kete karin sorosist perseri e ka PD, me gjithe sgjedhjet I”garanton “ PS me Ek kryecyrykun qe eshte ne pushtet.
saleh karaputana perdori te gjithe ushtrine e tije te terrorit por nuk ja doli,, Spak po tregon shume handicap per te denuar krye hajnin dh krye killerin saleh dobiçin serb,,
Ky shan Saliun por flet me ment e Saliut nuk ndryshon fare ne mentalitet pervec se ka interesa te tjera...shkurt esht nje cope legeni...shkolla nuk te ndron karakterin..
Ka disa qe sa me shume shkollohen aq me shume iu pelqen vehtja
Keta cunaket qe jane bere pedagoge sa mbaruan shkollen i ka kapur madheshtia albiniste.
Nihilizmi eshte problem I madh! Te pakten per Ramen duhet te thote dicka positive! Keshtu nul vihet ne pushtet! Eshte e njejta histori, grupe, krim,administrate! Duhen thene te mirat dhe t keqijat, per ndryshe j’arrive pushtetin djale!
Hap kutite ose largohu nuk krahasohet me ankesat e Saliut. Fakti qe Saliut nuk ia mbajti ti hapte, eshte nje deshmi e forte se kutite kishin pisllekun e Saliut brenda, perndryshe perse nuk i hapi dhe ti thoshte “plasi syte” kurse Rama i hap kutite dhe nuk i le rast ta perdore si arsyetim per vjedhje votash
O shoku me syze, kur ti i ke pare qe militantet e PD leviznin te armatosur perse nuk e ke kallzuar krimin ne Polici, per fshheje te krimit ti duhesh denuar o kelysh k.
Zoti Endri Shabani vazhdo si e ke nisur, ke qenë dhe je në rrugë të mbarë dhe e ardhmja e afërt do të jetë shumë e suksesshme. Krijoni aleanca solide dhe të qëndrueshme. PD dhe më pas PS do të largohen njëra pas tjetrës si parti kryesore, kjo është shumë e afërt, bëhuni të besueshëm për popullin dhe i qëndroni besnik programit tuaj. Punoni për zgjedhjet lokale dhe besimi në forcën tuaj politike do të rritet. Jini konseguentë dhe qëndrestarë dhe zgjidhni figura me vlera dhe intelektualë të ndershëm të urtë e të mënçur! Suksese në të ardhmen sa më të afërt!
Shkollar i madh ky. Luarasin ka mbaruar ne Tirane per juridik. Oxford nuk eshte me si dikur. Paguaj dhe merr cdo gje. Edhe djali i Nar Kokes ka vajtur ne Oxford. Ky nga surrati duket qe eshte njeri i poshter.
Endri, zari i Kreshnik Spahiut, po kerkoka page te dyte. Eshte fejuar se fundmi, per te treguar se nuk eshte si Gaz Bardhi dhe prandaj i duhen para se i rriten shpenzimet. Beri deri ne fund lojen e Rames, ashtu si edhe bosi i tij Kreshnik Spahiu. Tani fillon pushimet dhe duket ne zgjedhjet e reja
PO KU QENE KETO EUROT MUTIN ?!? THONE QẼ U BLENE VOTAT , SI NUK NA RA GJE NE DORE?!? PO KETEJ NGA NE RE PLAKO, SI NUK HODHE CA EURO?!?