Humbja e opozitës në zgjedhje, Endri Shabani: Sali Berisha qaraman, duhet të mbajë përgjegjësi

21 Maj 2025, 16:03Politika TEMA
Humbja e opozitës në zgjedhje, Endri Shabani: Sali Berisha qaraman,

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare teksa ka komentuar bashkimin e forcave me Adriatik Lapajn.

Shabani është shprehur në një intervistë në News24 se koalicioni mes tij dhe Lapajt, duhet të shërbejë si një shembull për të gjitha partitë e vogla, referuar këtu Agron Shehajt dhe Arlind Qorit, pasi lufta nuk është midis tyre, por me qeverinë.

“Partitë e reja morën 10 përqind të votave dhe ka një dritë në fund të tunelit. Ftoj forcat e reja që të bashkohemi. Duhet që të bëhemi bashkë si forca të reja dhe të jemi më të fortë. Unë dua që Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj të bëhen bashkë. Luftën nuk e kemi me partitë e reja, por me qeverinë. Ne duhet të bëhemi në një front të bashkuar. Unë dhe Adriatik Lapaj e dhamë shembullin, u bëmë bashkë”, tha Shabani.

Ndër të tjera, Shabani u shpreh se Partia Demokratike nuk duhet të ankohet për rezultatin zgjedhor.

"Duhet të bëhemi bashkë të gjithë partitë e reja në një front. Këtu gara është e pabarabartë dhe e pandershme, ne shkojmë me fletë nëpër fushatë ndërsa pala tjetër është me Range Rover me para, që blen vota.

Por, Sali Berisha është i fundit që mund të ankohet për rezultatin është kreu i PD, që kjo parti i ka bërë këto gjëra. Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, është qaraman.

Edhe Rama nuk ka pranuar rezultatet kur kanë qenë në opozitë. Më vjen keq që me votat e Ilir Alimehmetit është bërë deputet Tedi Blushi. Unë jam në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Edi Rama ka shumë mandate deputetësh dhe kjo është e rrezikshme për demokracinë."

6 Komente

  1. O
    O Endri Shabani, nuk kalohet heta duke share jo...

    Saliu eshte qarraman e shuraman. Por ju Endri nuk keni te ardhme politike duke qene bishta te fshehur te berishizmit. Ju duhet te kuptoni se me udheheqes si Lapaj do zhdukeni shpejt nga politika, edhe ti vete. Nuk e ke te gjate nese vazhdon vetem duke share Ramen dhe PS, harroje! Po te ishe i zgjuar vertet, duhet te mos shash me asnjehere, por te mendoni si mundet te fitoni vota majtas e djathtas, sepse vetem duke share e me vota te djathta asnjehere nuk mundeni te fitoni pushtet, do plakeni e nuk do piqeni si Muli dhe Albana e Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Mos je cuni Shabanit\ke rruga fortuzi?

      Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Vazhdo qi ate studenten ti po leji llafet.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pensionisti Michiganit

        Endri Shabani , Lapaj, dhe disa parti te reja duhet te fiksojne nje gje. Lufta e tyre eshte te marrin mbi 30 deputete ne opozite, pra te mundin Sali Berishen. Nqse ata nuk mundin dot Sali Berishen, perfaqesimi i opozites do jete PD. Slloganet apo thirrjet drejtuar Edi Rames dhe Qeverise matane lumit qe i ndan ku ka batalionet Saliu, jane shigjeta qe nuk arrijne deri ne bedenat e Kalase Edi Rames. Qe ti afrohesh kalase pushtetit, duhet te kesh te paster rrugen deri atje, te mos kesh perpara nje batalion hienash si ai i Saliut, se ata jane bashibuzuke, nuk te len te luftosh, ata te ngaterrohen neper kembe.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndodhe dhe keshtu

          Pra ky thote grusht bashkuar rreth partise kunder armikut.Por zoteri partite jane te djathta te majta te qendres apo nuk kane rendesi pikpamjet por vetem pushteti.Kete radhe moret por ne zgjedhjet e ardheshme do jete e veshtire

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malsia

            Po mohut arritjet e vendit dhe vleresoni cdo gje keq te zeze ne emer te marrjes se pushtetit nuk do keni rezultat asnjehere

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje