“Berisha po mban peng PD për hallin personal, beteja e tij për vjedhjen e votës një farsë”

22 Maj 2025, 09:18Politika TEMA
“Berisha po mban peng PD për hallin personal, beteja e tij për

Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha po sillet si një faraon që do marrë me vete në ‘varrin e tij’ opozitën dhe të gjithë PD-në.

Ai nënvizoi se jo vetëm kreu i selisë blu nuk do largohet, por ai do vijojë betejën për hallet personale me drejtësinë, ndaj po mban afër edhe njerëzit më besnikë.

Kurse betejën dhe pretendimet e Berishës për vjedhje votash e cilëson si një “farsë”, të pambështetur në prova konkrete, me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë në parti për humbjen e thellë.

“Dash Shehit që s’ia kërkon kush, po largohet, këtij tjetri që i thonë të gjithë largohu, nuk largohet, ky është ndryshimi. Që nga 1997 nuk ka humbur opozita shqiptare kaq thellë. Kuptohet se me këtë nuk fitohen më zgjedhjet kurrë, kur i ka humbur të gjitha ndaç me armë apo me votë. Duhet të ketë hall të madh, interesat duhet të jenë të mëdha, sepse nuk ka arsye tjetër.

Unë mendoj se halli më i madh është SPAK. Në kushtet që SPAK po godet, grupet rreth tij do dobësohen, ndaj po përpiqen t’i qëndrojnë afër sa të munden duke i dhënë energji, edhe pse ai aktualisht ka edhe probleme fizike. Ndaj thotë edhe se zgjedhjet ishin farse, s’ka zgjedhje të lira etj., por është e kotë. Rama dihet se bën inxhinierimin e votës dhe ndërhyn te ajo.

Ka të dhëna nga terreni për blerje vote, por përsëri nuk mund të themi se ishte në atë nivel si në 2021, kur u vranë edhe njerëz apo pati dhe prova flagrance. Pra këtë herë nuk ishte veprimtari e madhe. Më parë u janë dhënë njerëzve shtëpi në këmbim të votave. Vota e diasporës është edhe më e vështirë që të blihet apo influencohet, edhe pse ka probleme. Mendoj se vota e diasporës ka qenë e lirë dhe ndikoi organizimi. Berisha dështoi në organizimin në diasporë”, tha analisti për ‘Studio Live’ në Report Tv.

Ai e cilëson kreun e PD-së si të paaftë politikisht dhe madje fizikisht për të fituar zgjedhje. Madje sipas tij problemet për pamundësinë efitores gjenden brenda PD-së dhe jo te kundërshtari.

“Berisha është i paaftë të fitojë, madje që nga 2011 e deri tani ka humbur, unë them se problemet janë të brendshme në PD. PD aktualisht nuk ka prova për manipulim të votave. Rezultati ka diferencë të madhe votash në krahasim me 2021, kur ishte vetëm 2%, kurse sot një hendek dhe Berisha duhet ta shpjegojë këtë diferencë që shkon deri në 20%.

Edhe nëse ai ka të drejtë, njerëzit e konsiderojnë si humbës dhe pa kauzë. Beteja e Berishës për vjedhjen e votave është farsë. Berisha e di shumë mirë që nuk e fion këtë betejë, por po e bën për t’u mbrojtur brenda partisë së vet, për të shmangur llogaridhënien në parti, për të shmangur vëmendjen nga humbja dhe për ta zgjatur sa më shumë debatin, ndaj ka edhe këtë konfliktualitet dhe agresivitet nëpërmjet gjuhës”, analizoi ai për ‘Studio Live’.

Por përse po ndjek këtë diskurs politik Berisha?

“Ai po mban peng opozitën dhe PD-në për interesin e tij, po sillet si një faraon që po merr në varrin politik edhe gjithë të tjerët rreth tij, duke kërkuar të mbrohet nga SPAK dhe ndërkombëtarët, ku në fund do dëmtojë edhe opozitën në tërësi. Berisha nuk largohet sepse është në hall, ai do vazhdojë ta tërheqë zvarrë partinë e vet deri në fund”, shprehet Mërtiri.

5 Komente

  1. V
    Vala

    Misionari I pordhes ka vendos ti coje deri ne fund krimet e tij. Drejtesia vazhdon gjumin. Prit kur te psheretije Amerika dhe ky hale te mbushe breket

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cameria

      SALI BERISHA, SIC E THA FRROK CUPI, ESHTE VETEZGJEDHUR NE KRYE TE PD DHE PSE MEKSI KISH FITUAR 9 ME 2! TE permbysesh kete raport do te thote se kane hyre ne loje sigurimi dhe sherbimet qe kulmonin tek Ramiz Alia! Ky eshte prototipi i antilirise, armik i votes se lire, mosnjohes dhe perdhunues i saj! Ai nuk njeh vullnet populli por vetem kercenime sherbimesh! USA do tja qendise ketij mjerani

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Socialistet duhet ti dergojne te gjithe kancelarive te europes dhe Washingtonit argumentat kunder mashtrimeve te Berishes per zgjedhjet te cilat ai ii ben per tu mbrojtur nga drejtesia per krimet qe ka kryer familjarisht. Ai e ka kapur per fyti PD dhe nuk e leshon duke e kthyer ne parti familjare.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Flitet se pas abdikimit te vampirit te vicidolit nga foltorja vendin e tij do ta zere antishqiptarja me e madhe e Ballkanit Serbulena Haxhiu pas 19 deshtimesh ne zgjedhjen e saj per kryetare kuvendi ne Kosove. Ajo eshte njeriu me i pershtatshem per te drejtuar foltoren ne ate mori grupesh qe jane gati te marrin hunjte kunder njeri tjetrit vetem per te marre kreun e foltores.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mentori

            Sali Berisha është një mashtrues profesionist, (i ardhur nga ppsh) tani ai spekulon me fjalën misionar, tani duhet menduar mirë se cili është misioni i tij, ndofta edhe djegia e Shqipërisë, shkatërrimi përfundimtar i saj, se nuk është e thënë kot shprehja e tij:"Mbas meje u bëftë kiameti" por ama ai nuk e ka menduar se kiameti do të gjejë edhe trashëgimtarët e tij për të cilët ai gjakosi Shqipëtarët, këtë hakmarrjen ai e dinë shumë mirë se nga ato zona dhe ka ardhur. Kujdes Sali Berisha se ke shumë borxhe ndaj këtij populli!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje