Armë për Ukrainën? Rama: Të gjithë i thanë ‘Po’ propozimit të Zelenskyt

29 Shkurt 2024, 14:08Politika TEMA
Armë për Ukrainën? Rama: Të gjithë i thanë

Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë 'po' propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

"Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria.

Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë.

Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. 

Rama shtoi se  synon që të futen edhe vetë në këtë industri dhe po punojnë për të gjetur partnerët dhe marrëveshjen e duhur. Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër", u shpreh kryeministri. 

 

3 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Jo, te gjithe i dhane te drejte burrit te madh te shtetit shqiptar, Enver Hoxhes.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Enver Hoxha ishte i pari qe mendoi per mbrojtjen e atdheut. Ai, çeshtjen e mbrojtjes e quajti nje çeshteje e te gjitheve,i gjithe populli ishte ushtar dhe investoi shume ne armatimin me arme nga me te ndryshmet,krijoi nje ushtri moderne per t'u pergjigjur ne çdo moment te nje kercenimi te mundshem. Por ate armatim,miliarda eurosh ,ishte fati i djajve,me djallin e madh Sali Berisha qe e shkaterruan perfundimisht,e shiten per skrap dhe futen ne xhepat e tyre miliada euro,me te cilat kane mbushur bankat e botes. Prandaj Saliu, familja e tij dhe horrat qe e shoqerojn therrasin e berrtasin nga maja e pallatit duke mbrojtur veten se nuk kane bere asgje. Kemi shpres te SPAK-u se nje dite do marin hakun dhe t'i japin popullit ate qe u rrembeu Sali Berisha me shoke.Sot shqiperia eshte me ato pushke me gjalme qe kane perdorur partizanet ne LANCL-re.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhigolo

        kjo Dakord jam por druaj se Sali tradhëtari mos na i shet për skrap.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje