“Arrestimi i Veliajt, i paprecedentë”, avokati: Zyra e tij është e të gjithë qytetarëve! Dosja do të ketë surpriza

18 Shkurt 2025, 21:10Politika TEMA
“Arrestimi i Veliajt, i paprecedentë”, avokati: Zyra e tij

Avokati Edmond Petraj u shpreh në emisionin “Real Story” se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në zyrë është i paprecedentë. Kjo sepse sipas tij, godina e bashkës është e gjithë qytetarëve, nuk i përket Veliajt.

Petraj theksoi se dosja e çështjes Veliaj do të ketë shumë surpriza, pasi gjyqtari ka vetëm një pjesë të dosjes, pra disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria.

“Për mendimin tim lënë për të dëshiruar disa elemntë të cilët mund të ishin toleruar. 360 faqe nuk janë vetëm për Erion Veliajn, janë për të gjithë personat, secili ka ndonjë fakt për masën që i është dhënë.

Gjykatësi ka vetëm një element të dosjes, ka vetëm disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria. Por kjo dosje është vetëm fillimi, i përket vetëm këtij gjyqtari. Edhe pse këto prova që janë te kjo dosje vazhdojnë të jenë dhe te hetimi paraprak. Nuk kanë lidhje me vazhdimin e hetimit.

Ajo që shikoj unë, është se kam përshtypjen se kjo dosje do të ketë shumë surpriza dhe Struktura e Posaçme duhet të përgatitet shumë mirë, sepse raporti i përballjes së çdo prove, nëse ata dështojnë do të jetë fatal për ta, sepse ke të bësh me një personazh mjaft karizmatik dhe popullor, ke të bësh me kryetarin e bashkisë më të madhe.

Unë nuk mund ta pranojë atë formë që arrestimi bëhet në zyrë. Ajo zyrë nuk është e Erion Veliajt, por e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Godina e Bashkisë së Tiranës është e gjithë qytetarëve. Nëse ka elementë për t’u ndëshkuar Veliaj, të ndëshkohet.

Kemi një kod të procedurës penale dhe ai duhet zbatuar pikë më pikë”, tha avokati.

7 Komente

  1. P
    Pako

    Hajde ne te semes dhe veliaj qe te shpetoje veliaj duhet te marri nje gru pa breke te shtrenjta ose breke kineze ose pa breke fare o sa kam qesh lol

    Përgjigjjuni
    1. U
      U

      O z.Avokat,Olsi Dado prokurori I Sali kriminelit ishte I detyruar te zbatonte utrdherin e tij per arrestimin e Erion Veliajt. Ky prokuror nuk ka ndonje ndryshim nga avocati I Saliut dhe ish prokurori qe futi ne burg Fatos Nanon Genci Gjokutaj.

      Përgjigjjuni
      1. a
        american22al

        Kush na qenka ky idiot qe na tregoka ne se zyra e Veliajt qenka e gjithe popullit, kastravec me parrulla te Enverit nuk kalohet ,Veliaj te mbrohet ne gjykate nqs eshte i pafajshem dhe asgje me shume , perse shqetesoheni ju zagaret e tij sepse populli deshiron qe drejtesia te jete e vertete per te gjithe ndoshta dhe per ty nje dite.....

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Lejet e.ndertimit I jep.qyþetari apo kryetari? Leket ne xhep I fut kryetari a qytetari? Servilizme ndaj pushtetit nga keta palo njerez. Lavderonit salen der dje,kur.ra.nga fiku,u kujtuat ju se sa i poshter ishte. Te njejten gje.me.ramen po beni,sa t iki rama po ju do shkruani se si ju deklaruat te.paret.se rama e veliaj jane ashtu apo.keshtu. Te gjithe e dime se veliaj,tama.me.shoke kane miliona neper banka..e ndersa ju I beni.gojore. Smbulohet muti me.shurre...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            "Avokatet" qe mbrojn gjakdhjero gerrki arabi jane gjakdhjeri arrixhiu per vete ..... sipas motos gjakdhjeri nuk ja nxjerr syste gjakdhjerit..... Zyra e gjakdhjerve eshte vetem per gerrrko serbi gjakdhjeri antishqiptari........diagacat e lali gjakdhjerit kane prishur shtepia me njerez brenda per tu ndertuar kullat e gjakdhjerve......dhe Izraeli kur fillon me bombardimet con nje sms kurse gjakdhjeret e lali xaxa gjekdhjer brekesh nuk donin tja dinin fare......

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri dulles

              Arestimi i veliajt ka amnistuar te gjitha krimet qe nga '91 e deri me sot. Dumani ,allamani, shejtani duhen shkrire jo SPAK si institucion . Duhen denuar prishja e fabrikave dhe uzinave te shqiperise nga Sali qeni ,firmat piramidale qe Saliqeni doli e tha qe firmat jane te rregullta, '96,'97 ,grushti i shtetit '98 e me rradhe pastaj vime te Veliaj dhe Rama

              Përgjigjjuni
              1. Çika

                Ju komentuesi T më duket se duke dashur të jesh i drejtë në gjykim me apo ps dadhje ke marrë rolin e gjykatësit .Pse poe them këtë.? Sepse me hamëndje ju thoni se ai pra Veliaj nuk i dihen ku i ka futur milionat .Edhe mundet të kesh të drejtë .Por faktet duhen evidentuar provuar e dokumentuar që ta skuzojmë në këtë fsrë feje një njeri ( nuk po them një krybashkiak apo drejtues politik sepse drejtësia ka vepruar dhe për shumë figura të tjera ,por që dosjet e tyre janë në njëfarë mënyre të kopsitura por akoma të pa dënuar)Kam qënë dhe jam i mendimit që Erion Veliaj në se i provohet me fakte të pa kundërshtueshme që ka vjedh dhe kabërë korrupsion ,pa hezitim të veprojë ligji dhe të dënohet siç e parashikon ligji .Por duhet të presim more T onjeri imirë se çarku është ngritur dhe po u fut zogu të hajë nuk ka mundësi të shpëtojë Por egziston mundësia që prokurori që ka ngritur çarkun nuk e ka kurdisur mirë dhe për dreq zogu shpëton .Dhe sepse kam një parashikim që ky prokurori do të dalë si rruar qethur me këtë veprim që ka bërë nënë urdhërat e Sali Berishës.Dhe nëqoftë se ky bashibozuk prokuror ka shkelë betimin mbi Kushtetutën ,dhe e ka kurdisur këtë dosje sipas midesë të bandës së Saliut që me çdo kushtë të futet Erioni brënda atëhere kjo nuk është drejtësi .Kam bindjen se edhe ju nuk e doni një drejtësi të tillë të dirigjuar nga krimi bandat dhe të korruptuarit.Një replikë të tillëe bëra në respekt të një thënie tënde ku ju shpreheshit që në se ka vjedhur të dënohet , pra ju e lini me shumë finesë të hapur gjykimin pa qënë ekstemist që kjo është kështu dhe jo ndryshe por kjo mënyrë të shkruari dhe të gjykuari për një problem kaq të mprehtë ,lë vënd për të pranuar se , mundet por edhe nuk mundet të jenë të vërteta këto akuza.Të veprojë drejtësia në mënyrë profesionale dhe jo me simpati apo antipati politike .Respekt

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje