“As Berisha, as Basha”, Tabaku: Ja si duhet të drejtohet PD-ja

30 Maj 2023, 09:13Politika TEMA

“As Berisha, as Basha”, Tabaku: Ja si duhet të drejtohet PD-ja

Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në një intervistë në “Now” në Euronews Albania tha se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sipas saj duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.

E pyetur në rast se do jetë Basha apo Berisha ai që do bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.


“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.

Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike.

Ne do e diskutojmë gjatë këtë,  nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimësh nga poshtë lartë”,-tha Jorida Tabaku.

9 Komente

  1. t
    tata luigji

    Nje zhab qe del nga mbathjet e berishes kur i jep urdher saliu. Kjo eshte nje fatekeqesi e pd

    1. B
      Bureto

      Pavarësisht qëndrimeve oportuniste të Tabakut, mendoj se në këtë rast ajo ka të drejtë. PD duhet ta fillojë riorganizimin e saj nga baza, ose siç thuhet nga poshtë lart dhe jo e kundërta. Njëjtë siç veprohet kur ndërtohet një shtëpi apo pallat i ri. Në fillim hidhen themelet. Aktualisht Baza, është e dyzuar, ca i shkojnë pas Salehut dhe ca jo. Askush deri më sot, as ata vetë nuk e dinë se sa janë gjithsejt dhe sa prej tyre ka secili grup. Në këtë situatë si mund të zgjidhet kryetari, kur për të shkuar deri aty lipset një proces i gjatë ristrukturimi, do thoja radikal? Gjëja e parë që do duhej bërë do ishte që me një punë shumë intensive nga emisarë të lartë të PD, sigurisht me influencë dhe autoritet në bazë, në seksione e grup seksione, të fillojnë të ndërgjegjësojnë 'berishistët', se me "non gratën", ata dhe vetë PD nuk kanë të ardhme. Krahas antarësimeve të reja (kërkon punë dhe kjo) të arrihet unifikimi i seksioneve dhe grup seksioneve. Si fillim të zgjedhin ata udhëheqësinë e tyre, të zgjedhin anëtarët e Kongresit dhe sipas Statutit, ato institucione që aktualisht i kanë, por edhe udhëheqësia ad-hoc, që mendohet të krijohet, ta thërresin Kongresin, prej të cilit do dalin dhe organet e reja të Partisë. Paskëtaj sipas Statutit dhe parimit një anëtar një votë, organizohen zgjedhjet për kryetarin e ri. Siç dihet ndonjëherë rruga më e shkurtër del më e gjatë, dhe në këtë rast nuk do kishin një parti demokratike tërësisht të reformuar, me njerëz, institucione, program dhe aksion politik për të konkuruar denjësisht për rotacion politik në vitin 2025. Shkurt, kështu krijohet një parti e re, e besueshme, por që për një lloj vazhdimësie historike, mund të ketë si trashëgimi nga partia "e Berishës", vetëm simbolet e vjetra të saj. Ky do quhej vlrtet një reformim radikal i saj!

    2. m
      mjaftonin dy gishtat lart dhe nga kriminel beheshe

      Ju jeni te gjithe infektuar nga VIRUSI " Perbindeshi i Vicidolit ". Keshtu qe PeDe-ja e dy gishtave lart ( mjaftonin dy gishtat lart dhe nga kriminel beheshe demokrat ). Te rroni vete per PeDe - n !

      1. e
        eli

        Kjo qenka nje nga ato qe ka degjuar thirrjen e Rames qe mos dalin nga shtepia diten e votimit!

        1. S
          Sokoli

          Me sa shohim dhe degjojme, vetem JU nuk ndryshoni. Zgjidhja eshte shume e thejeshte: 1. Mbledhja e grupit parlamentar,i cili mblidhet brenda 5 minutave ,si organi me legjitim i PD-se ,sepse eshte zgjedhur nga demokratet, dhe se bashku deglaroni se : Ne 33 deputetet e grupit parlamentar te Partise Demokratike , distancohemi nga Berisha dhe Basha . 2. Deklarojme perjashtimin e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes nga grupi parlamentar i PD-se. 3. Ngarkohet zv/ kryetarja dhe sekretari i pergjithshem te therrase antaret e kuvendit te PD-se legjitime dhe vendos thirrjen e kongresit per zgjedhjet e reja, ngarkon zv/kryetaren per raportin dhe shtrimin e organeve drejtuese te PD ne kongres. ...... Po ju doni te ruani bythen tuaj,se mos u largojne si deputete dhe i bini rrotull e rrotull. Legjitim jeni JU te PD-se me logo e vule . Si ka mundesi qe Saliu nje antar e deputet i thjeshte arriti tu shkeli me kembe .

          1. N
            Nje qytetare

            Lexoni komentet e njerezve, pse ata e dine zgjidhjen dhe ju jo? Veprimet e tua gjate fushates te humben shume pike. Duhet nje veprim shume iguximshem nga ana jote ti fitosh keto pike. Vriteni nje cike trurin dhe harroni per nje moment intetesat e ngushta medokre de veproni Keni gjithe ate hapesire te dhene nga njerezit dhe prisni akoma?

            1. T
              Tedi, Durres

              Ku ishe gjate fushates, Zonje? Pse e late ne balte dhe e tradhetuat Roland Bejkon? Mos na jep mend pas betejes. Kam pasur respekt per ty, por dole nje hilacake dhe karrieriste.

              1. V
                Vezhguesi

                Kjo eshte deputetja qe protestonte ne sheshin e ndertimit te shkolles "Sami Frasheri",kunder bashkise se Tiranes dhe indirekt per ndertuesin e saj per korrupsion. Mbasi mori beneficet,perfitimet nga ndertuesi i cili per "koncidience"ishte I njejti qe ndertonte dhe vilen e saj ne plazh e qepi gojen.Nje tjeter monster, M.Kryemadhi pretendoi qe shkolla do transferohej ne Paskuqan dhe trualli do te perdorej per ndertim pallatesh.Edhe kjo e qepi gojen por nuk mori hisen e saj sic e kishte planifikuar.Keta apo keto jane udheheqesit e opozites se sotme!

                1. A
                  Avokati : Popull

                  "As Berisha, as Basha" nuk duhet te perfaqesojne PD-se. Ketu ke te drejte. Do shtoj qe nuk duhet as Tabaku,as Bardhi dhe aq me teper as Alibeu, as xhaketat e tjera te vjetra te Pd-se , sepse keta e kane rregulluar terezine e tyre dhe tani bejne vetem gallate. Pra,duhen figura te reja. Kjo parti do reformohet gradualisht, jo nxitimthi. Djem e vajza te reja qe kane mundesi te japin kontributin e tyre ka plot. Ti hapen dyert......

                  Lini një Përgjigje