“Ata janë hesap më vete” - Dash Sula: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! Vijnë i fusin një të qeshur dhe...

27 Qershor 2025, 09:42Politika TEMA
“Ata janë hesap më vete” - Dash Sula: Njëri rri

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur rezerva dhe pakënaqësi ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe sipas tij, deputetët duhet të jenë në seancën plenare me qëllim për të ngritur zërin dhe për të denoncuar farsën elektorale në zgjedhjet e 11 majit.

Por, sipas deputetit, i cili vlen të theksohet që e ka të fundit këtë legjislacion në Kuvendin e Shqipërisë, pasi duke filluar nga shtatori nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, demokratët janë “hesap më vete” dhe ata që flasin në foltore numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Përderisa pranon të vish në seancë për farsën elektorale, po hajde denonconi nga minuta e parë deri në fund për farsën elektorale, kjo është detyra. Ata vijnë secili në hesap të vet, njëri rri jashtë, tjetri rri në kafe. Janë të çorientuar.

Ata vijnë 5 min, 10 min, i fusin dy-tre... Arena e debatit që ndjekin qytetarët është seanca plenare. 

Aty është e gjithë trupa. Ata nuk vijnë. Unë kam ndenjtur dhe kam votuar. Dy veta, tre flasin.

Flet Flamuri, Gazi, Berisha që erdhi dje, të tjerët nuk flasin, nuk ka, nuk ka... 

Të mundohemi ti justifikojmë nuk bën sens sepse ka një gjë o shkon në seancë o nuk shkon”, tha Sula ndër të tjera për Euronews Albania.

1 Komente

  1. g
    gjeli

    sa leka ke marre nga Suel Cela mo gjeli peqinit... apo te ka premtuar ndonje licens a pune tjeter per te bere lek..ik ore pirdhu ..ke surrat te japesh mend ti..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje