Drejtuesja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e ftuar në në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër investimit të miratuar nga qeveria shqiptare në Sazan nga familjarë të Trump. Kalaja u shpreh se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shtoi se nuk ka transperëcë se çfarë fiton Shqipëria.
“Unë mendoj se është problem i transparencës dhe llogaridhënies. Unë problemin e kam me qeverinë e kryeministrit Rama siç po bën me Sazanin. Çfarë informacioni kemi me këtë investim përveç propagandës 1.4 miliardë euro, si ajo me 2.4 miliardë euro të Portit të Durrësit dhe sot nuk kemi transparencë dhe llogaridhënie?
Nëse flasim për përfitime nga Shqipëia duhet të flasim. Se nga port jahtesh është kthyer në apartamente banimi. Në portin e Durrësit kemi humbje 8 miliardë euro. Të njëjtën situatë kemi me Sazanin. Ky është mendimi im personal dhe kam një licensë për eksperte kontabël.
Unë mendoj se kjo është aferë e gabuar, e korruptuar, në dëm të interesave të Shqipërisë që nuk kemi transperëcë se çfarë fiton Shqipëria. Mund të hapej një garë mund të kishin 10 kompani dhe të fitonte ajo që do të fitonte edhe Shqipëria. Dhe jo kush ka marrëdhëniet me presidentin amerikan. Në mendimin tim, ne nuk i kemi marrëdhëniet as me Trumpin, as me dhëndrin e Trumpit, por me SHBA-të. SHBA-të janë mik i Shqipërië, partner strategjik i Shqipërisë, por siç kam thënë edhe dje, ambasada amerikane duhet të mbajë pozicionin e saj vendin e saj në Shqipërinë tonë të mjerë, ashtu siç e parashikojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Konventa e Vjenës.
Sepse nuk mund ta pranojmë ne kur na shan ambasada e Biden ne hidhemi kundër, kur na shan ambasada e Trumpit kjo qenka e mirë.
Shqipëria është e jona, nuk është as e dhëndrit. Meqë e tha zoti Qori se mund t’i falë atë shtëpinë në Surrel, fatkeqësisht as atë nuk e fal dot, sepse ajo është e grabitur dhe unë në prill dhe maj, kam fituar të dyja gjyqet për tokën”- tha Kalaja.
mos u mërzit z kalaja . se kur të vini në pushtet e prishni ashtu si prishët mbikalimin ke zogu zi se aq mend keni ju sa ZOGU
Filloi aktivizimi I ariut siberian.
E thua ndonje fjale me vend mi kalaje
Po ua falim te huajve tokat tona,bukurite e natyres,po ua falim krenarine ,ate te cilen populli yne e ka patur te shenjte.Sazani per rrolin e vet strategjik,ka qen si nje shkemb ne mes te ndonje oqeani,te ilin ererat e forta ,valet kurr nuk e kane undosur....rama dhe te tjeret kaq shpejt ja humben vleren keti gjigandi te pa krahasuar as me qiellin dhe as me Diellin qe ngroh boten.Arome tradhetie eshte kjo apo servilizim.Thone dallkauket nje miliarde do shpenzoj e bija dhe i shoqi,e kuptoni ju se ai ajo e bejne per femit e tyre?,po ne qe e kemi te shenjte dhe te shtrenjte ,cfare duhet te bejme?....Po pas Sazanit cfare do falin piemontet e ahmet zogollit?Duket nje gare e rrezikshme,kush do te marr stafeten e tradhetise....sa TURP.Ne qe vritemi per nje pellembe toke per te ruajtur sovranitetin e Atdheut,nuk ja dijme vleren se: edhe ne Sazan nuk ka as gjysem pellembe te tokes pa gjak.Gjakun e tyre kokat e tyre,te parer tane e kane ven ne per nderin dhe krenarine kombetare,qe edhe kjo keshtjelle e lashte sa vete krijimi i njerezimit,te mbesi e JONA e KOMBIT tone o te mjere...
Deda ka thënë gjithçka, unë nuk do të them asgjë më shumë. Këta nuk dinë të bëjnë asgjë, këta janë partia e shkatërrimit. Dje një ekspert ushtarak tregonte se si Serbia i kishte ruajtur dhe i kishte në punë aeroplanët ushtarak Mig. Zotëria tha ne i çuam për skrap ato që sot mund ti kishim në kapanone dhe ishin të gjithë në gjëndje pune.
Sazani nuk eshte afere korruptive, por me rende...