"Marrëdhënia ime me Edi Ramën" - Flet Sara Mila: Ja si i hyra politikës dhe u bëra një nga deputetet më të votuara

27 Qershor 2025, 09:30Politika TEMA
"Marrëdhënia ime me Edi Ramën" - Flet Sara Mila: Ja si

Në një intervistë të gjatë me Roland Qafokun në emisionin “Dekalog” në DritareTV, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, tregoi për herë të parë në mënyrë të detajuar rrugëtimin e saj drejt politikës, eksperiencat në administratë dhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nga gazetari Qafoku për raportin me kreun e qeverisë, Mila u shpreh:

“Ka marrëdhënie të mira si çdokush nga ne që jemi të rinj. E kam takuar kur kemi bërë mbledhjen e parë me ‘Deputetin që duam’. Ka qenë një takim formal, por nuk besoj që ai të më mbajë mend që nga ajo kohë, sepse kemi qenë shumë në staf.”

Ajo tregoi se karriera e saj nisi përmes platformës për studentët ekselentë në vitin 2018, të krijuar pas protestës së studentëve, edhe pse fillimisht ishte skeptike.

“Nuk e kam besuar fare atë platformë, mendoja se ishte thjesht një truk politik. Por unë isha në sektorin privat, kisha dëshirë të shkoja drejt administratës publike. Nuk ndihesha sikur përkisja aty ku isha. Kështu që provova.”

Kjo eksperiencë i hapi derën e parë në administratë, në një pozicion pranë strukturave të Kryeministrisë.

“Kam qenë përgjegjëse për organizimin e eventeve qeveritare. Që nga samitet e Open Balkan, te një ministerial shumë i rëndësishëm kur Shqipëria mbante karrigen e kryesueses së OSBE-së. Ai u organizua në Zoom, me mbi 700 lidhje nga gjithë bota. Unë isha menaxhere e situatës.”

Pas kësaj, Mila fitoi një tjetër garë për një post drejtues në Shërbimin Social, ku qëndroi tre vite, para se të jepte dorëheqjen për t’iu futur garës së “Deputetit që duam”.

“Platforma ‘Deputeti që duam’ nuk ishte ideja ime, por unë i besova sepse më kishte dhënë mundësi më parë. Nuk shkova me pikëpyetje te kjo platformë. Pyetja ime e vetme ishte: A dua unë ta bëj këtë gjë në këtë moment? Sepse unë nuk bëj asgjë me gjysmë zemre.”

Nga 700 aplikantë, Sara Mila ishte mes 30 të përzgjedhurve që u përfshinë në listat për deputetë. Përzgjedhja u bë nga një bord i drejtuar nga ministrja e atëhershme për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, me pjesëmarrjen edhe të figurave si Ervis Kushi, Romina Kuko dhe Leart Kola.

Kur Qafoku i tha “Sara, kur të vijnë të mirat hapu derën. Ke fituar gjithmonë në administratë, në shërbimin social, tani je deputete”, Mila u përgjigj:

“Unë nuk i besoj fatit. Fati vjen tek ata që punojnë fort. Unë nuk jam humbëse. Dua të jem e vërtetë dhe model për shumë vajza. Mos kini frikë të guxoni, mos e vrisni mendjen për paragjykimet. Edhe unë kam marrë fatura shumë të mëdha në këtë rrugëtim. Por di të njoh vlerat dhe pikat e mia të forta.”

Në një mesazh të fortë për vajzat që duan të ndjekin politikën apo administratën publike, Sara Mila theksoi:

“Gjëja që unë di të bëj më mirë është t’ia di vlerat vetes. Guxoni dhe njiheni të mirat tuaja. Sepse vetëm kështu mund të filloni mbarë atë punë që dini ta bëni më mirë.”

19 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Bravo

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara, kujdes merri hakun Saliut edhe per ne poplli

      Sara xhan, aman na e ki kujdes Saliun ne shtator e deri sa te shkon ne biruce. Markoje mire ne sallen e Kuvendit, flet Saliu, replikoje ti, sepse ai shemtaraq e ti simpatike, ai ne degradim nga pleqeria e ti ne lukezim nga rinia, ai e shkuara komuniste e ti e ardhmja drejt Evropes. Me kete kontrast brezi qe ti perfaqeson do ta varrosni PD, ket sekt komunisto-spiun, dhjete pashe ne dhe deri ne 2029.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hallexhiu

      Bravo sara,njerëz te rinj dhe dinamik i duhen vendit tone ,ata qe te njohin e din shum mire se kush je ,qentë le te lehin karvani ecen perpara Suksese

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Sa me Bythelepires te jesh aq me shume ben karrjere!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli në këmbë, Edvini në ballë.

          Lavdi marrëdhënies së Sara Miles me udhëheqesin legjendar shokun Edvin Krstq Rama. Marrte nga ditet e Sares ne epoken e prostamolit dhe elakses.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pytje

            Vetem nje pyetje . Meqenese i njeh vlerat dhe piken tate te FORTE a mund ta dime edhe ne ate piken e forte?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Top G

              Pika G

              Përgjigjjuni
            2. D
              Drejt zeros absolute

              Nejse. Kjo le të thotë çfarë të dojë për veten e vet. Por unë mendoj se niveli i deputetëve të këtij vendi po zbret poshtë zeros çdo herë. Njerëz të panjohur. Servila të pushtetit. Nga të dyja krahët e politikës. Askusha që nuk mbushin fare. Pa reputacion, pa aftësi, pa kulturë. Zgjidhen sipas disa kritereve që i përcaktojnë kryetarët e partive. ku e para që të mos jenë askushi. Që t'ua dinë atyre për faleminderit. Dhe ndryshe të jenë qëndrestarë, besnikë të bajraktarit etj etj. Me një fjalë nivel zero. Dhe kjo praktikë nisi me cubin e Viçidolit dhe vazhdon edhe sot me të marrin e Surrelit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dashi

                Ti qënke vetë , vërtet drejt zeros absolute . Po ku e njef ti vajzën , e cila ka qënë studente ekselente dhe ti e ofendon ? Po a jemi për të ndruar partitë me gjak të ri e me të rinj sa më të përgatitur ? Nuk të bën përshtypje ty që Partia Socialiste nga 83 deputetë , 53 janë të rinj e që nuk kanë qënë më parë deputetë ? A ka rinovim partie më të madh se kaq ? Sa për atë të marrin e Surelit , merr një brisk dhe ja ruaj lart e poshtë , qelbësirë . Dhe një pyetje të fundit , përveç teje sa idiotë të tjerë të çmendur ka pjellë jotëmë ?

                Përgjigjjuni
                1. l
                  landi

                  Keta te rrinj jane ne nivelin zero,perfshi edhe kete biben. Keta s dine te shkruajne emrin e tyre, ti u tha exelent ! Aman se na zalise! Shikoji si i ka shalet, ate bej...se per ato vlera ka vajtur ...ajo dhe gjithe funderinat e tjera

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dashi

                  Ti qënke vetë , vërtet drejt zeros absolute . Po ku e njef ti vajzën , e cila ka qënë studente ekselente dhe ti e ofendon ? Po a jemi për të ndruar partitë me gjak të ri e me të rinj sa më të përgatitur ? Nuk të bën përshtypje ty që Partia Socialiste nga 83 deputetë , 53 janë të rinj e që nuk kanë qënë më parë deputetë ? A ka rinovim partie më të madh se kaq ? Sa për atë të marrin e Surelit , merr një brisk dhe ja ruaj lart e poshtë , qelbësirë . Dhe një pyetje të fundit , përveç teje sa idiotë të tjerë të çmendur ka pjellë jotëmë ?

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    handikapat mendor

                    Or ti debil. Ti dallohesh veçanërisht për urrejtjen e pafund që shpreh ndaj gjysmës së kombit shqiptar, pra banorëve të Kosovës. Tani po vërej se qënke edhe një dylber i Edi Ramës Problemi o gomar nuk është mbushja e PS me të rinj e të reja që thyejnë rekordet në vrap! Por në zgjedhjen në postin e deputetit të më të mirëve, më të ndershmëve, njerëzve me vepra dhe reputacion. Jo të marrë nga rruga. Që kanë si të vetmen aftësi, krehjen e bishtit. Po ku merr vesh ti?! Ti je një handikapat mendor! Kjo shihet qartë nga mënyra si reagon. Humbje kohe të merresh me një fundërrinë si ty;

                    Përgjigjjuni
                3. H
                  H

                  Sueli te zgjodhi deputete e di I gjithe vendi. Leket e droges dhe lojrave te fatit qe i kontrollon me lejen e Rames Suel Cela te bene deputete.Kush te njeh ty ne Elbasan apo fis i madh shume ti. Ik moj llare vazhdo beji gojore Rames por kujdes se nuk te le Elisa

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ardiani

                    Qafoku nuk tentoi as ta pyeste Obezen Mila se si i ka marredheniet me Suel Celen...ngaqe kjo do ta bente Saran ti biente te fiket e Qafokun ti dilnin djerset nga sikleti.

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fjala

                      Drejt' zeros absolute ...! Niveli i deputeteve te ps kete here eshte ngritur shume larte, me larte se kurre dhe kjo vjen se mbi 50 deputet jane te rinj qe kane bukurine shpirterore dhe dijen, perkushtimin, pergjegjesine, kurajon, per ti sherbyer popullit te tyre. Me kujtohet vetja ime kur isha ne ate moshe dhe nuk kishte dite dhe nate, por vetem pune, perkushtim, marrdhenie dhe dashuri me njerezit, veç nivelit profesonal plot pasion. Deputetet e ps qe do jene ne shtator, do te bejne dallimin edhe ne paraqitje edhe sjellje edhe ne komunikim, ne inteligjence , pergjegjesi e profesionalizem, ndaj opozites formale qe do te manifestoje injorancen dhe kjo do te jete shume e dukeshme dhe do stonoje qe do ti detyroje deputete e opozites ose te lene parlamentin ose te mbyllin qepenet e injorances. Keto zgjedhje do te ndryshojne shume ambjentin parlamentar .

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Romi

                        Po moj arixheshke dy tonelata!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          Nese e dini per mardheniet e Sares me Suelin jepini,bejini publike me fakte,Jo me llogjet e njeriut me te ndyre ne historine e Popullit shqiptar,Sali Rame Berishes,djalit te Vuk Karaxhicit dhe Sheqeres.dmth burrit te Lirise ,dashnores se doktorr Cufes ne se Enverit.Eh ,Enverin i shkrete,i rretbuar nga agjente te UDB,nga njera ane Liria me anen e Cufes,nga ana tjeter Sali varkari i families.

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ......

                            na shpjego pak si u votove neper burgje se nuk te njohin fare ,po ne prrenjas si u votove se ste njohin fare......apo playing it by ear ? Get the fuck out .....

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ymeri nga Yzberishi

                              Ky gazetari Qafoku, duket pak si lëpirës apo jo ?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje