
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër.
Rama u shpreh se deri më tani është bërë shumë, por megjithatë ka ende shumë projekte për të realizuar dhe se për këtë arsye duhet edhe mandati i katërt.
“Fituesi i 11 majit është PS dhe ata nuk e kujtojnë dot përsenë, sepse kanë kori i bretkosave që u thonë shqiptarëve që këtu ka vetëm krim, varfëri. Sot jemi jemi në përmbyllje të programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë manipulim të opinionit. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve për të parë se sa ishin kur ne morëm detyrën dhe sa janë sot të regjistruar. Do të shohësh se janë mbi 300 mijë të punësuar. Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, sot është pjesë e ofertës turistike të qarkut Gjirokastër. 434 dyer, oferta nga Gjirokastra… Këto janë punë, prodhim vendor, ekonomi vendore. Ndaj unë besoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme kur ia kemi bërë zero taksa atyre me biznes të vogël. Ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të bëjmë më shumë”, tha ai.
Më tej Rama nënvizoi se 11 maji është përtej zgjedhjeve.
“Është diçka shumë më e madhe. Një gjë që me dorën tonë duhet ta bëjmë për të gjithë…rruga drejt Bashkimit Europian. Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Rilindasit tanë që dhanë jetën për të mbrojtur gërmat e gjuhës shqipe, u bënë bashkë për të na dhënë një alfabet. Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Por sërish jemi ende të huaj sot në Europë…Shqiptarët u penguan, më shumë nga të mbrapshtit brenda vetes se sa nga armiqtë e tyre. Se çfarë i kanë bërë këtij populli nuk janë bënë dot as armiqtë më të egër…”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.
Ketu KM ka plotesisht te drejte. Ate qe ky ua ka bere shqiptareve nuk ka arritur tua beje as pushtuesit me te eger qe kane shkelur mbi kete toke. Ndaj 11 maji eshte ne dite historike dita me e rendesishme ne historine moderne te Shqiperise, do te ndalet Shqiperia nga rruga derjt gremines ku po e con ky regjim apo do marre kthesen si gjithe popujt e qyteteruar te jetoje i lire dhe ne demokraci, eshte gjithashtu dita me e rendesishme per popullin opozitar, do marre ne dore fatet e veta apo do pranoje te punoje si sllav e te paguaje taksa per pasurimin e rilindasve, qe me taksat e tyre Km te udhetoje me avion ne dispozicion, qe grderobat e grave rilindase te jene si te Lejla Asadit, qe te hane bifteket 1000 euro me nje kafshate, te pijne veren 35 000 euro shishja, 11 maji eshte per popullin opozitar ose dita e lirise ose e skllaverise.
Ka shume te drejte per "te mbrapshtit", qe ne fakt jane Tomka dhe shoket e tij.....lol
(Ata qe i kane bere ketij Populli Shqiptare : vetem nje Zote din ) Fjale me vend qe e din secili Shqiptare i ndershem dhe i paster ...se cfare i kane bere ata 33 vite Shqiperise te gjithve njerezve ne shqiperi : dallohet shikohet se si ata shkateruan nje Shqiperi te tere, duke u demtuar secili Shqiptare ..mos shkoni me large shikoni se si ne keto 33 vite se si kane jetuar ata ish kriminelet Politikane , me Vila brenda dhe jashte ne Eu dhe me miliona, aqe saqe edhe nje dore 6 milionesh dollaresh ja dhuruan atij koke qepes , vetem per te hequr damkem krimiel...
(Ata qe i kane bere ketij Populli Shqiptare : vetem nje Zote din ) Fjale me vend qe e din secili Shqiptare i ndershem dhe i paster ...se cfare i kane bere ata 33 vite Shqiperise te gjithve njerezve ne shqiperi : dallohet shikohet se si ata shkateruan nje Shqiperi te tere, duke u demtuar secili Shqiptare ..mos shkoni me large shikoni se si ne keto 33 vite se si kane jetuar ata ish kriminelet Politikane , me Vila brenda dhe jashte ne Eu dhe me miliona, aqe saqe edhe nje dore 6 milionesh dollaresh ja dhuruan atij koke qepes , vetem per te hequr damkem krimiel...