Tom Doshi sulmon Benet Becin: Ai është i infiltruar i Sali Berishës

3 Maj 2025, 11:07Politika TEMA
Tom Doshi sulmon Benet Becin: Ai është i infiltruar i Sali

Kryetari i PSD, Tom Doshi ka sulmuar kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, se po u bën presione qytetarëve me ndihmë ekonomike.

Tom Doshi pretendoi se Benet Beci është një i infiltruar i Sali Berishës, duke shtuar se “është nën siglën e PS, por bën punën e PD”.

Kreu i PSD-së deklaroi se kryebashkiaku i Shkodrës pas zgjedhjeve do të shkojë në burg, ndaj i kërkoi socialistëve të votojnë partinë e tij.

“Benet Beci u bën presion njerëzve me ndihmë sociale që po nuk votuat PS do t’ua heqim ndihëm.

Është një i infiltruar i Sali Berishës. Në Bashki s’kemi asnjë drejtor socialist, kanë ardhur të gjithë nga PD. 

I bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD pasi pas zgjedhjeve Benet Beci do të shkojë në burg. 

Beneti është nën siglën e PS, por bën punën e PD”, deklaroi Tom Doshi.

6 Komente

  1. Malesorja.

    Mire,ai eshte i infiltruar i Berishes.Po ti qe ben aleance me Berishen,qe ben lojen sipas dhe ne krah te Berishes cfare je?Faleminderit qe na dekonspiron nje agjent te infiltruar ne PS

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbjon Nazniku -the boss

      Toma ka te drejte. Ka shume fakte per kete. BBeci njeh vetem lekun. Semundje e "bute". BBeci kalon shume kohe ne restorantin e nje nga mbeshtetesve me te fuqishem te Berishes ne Tr. Luan me dy porta... po Tomes nuk ja shkon dot per shalesh.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Tiipat si ti eshte me turp kur i ndiigjon kur te livdojne e jo kur te shajne PRA Benet mos caj kryt vazhdo para se me mire eshte me te ba keq I miri se me te ba mire I keqi

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        PS duhet te distancohet perfundimisht nga Toma dhe me mure te mos fitoje ne Shkoder se sa te kete maredhenje me nje injorant,si Toma.Kam patur nje fare respekti per te se ne fakt ka punuar kudo qe ka garuar,por tani ky person qe del haptas kunder PS dhe njerezve te saj duhet sqaruar elektorati i majtë ne Shkoder qe ky eshte me i keq se Berisha qe ne fund te fundit ka nje parti te djathtë dhe qe nga 91 kane qene me përparësi ne Shkoder.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doda

          Do te kete budallenj qe do ta vorojne kete lloj njeriu jetojme ne Shqiperi ku njerezit mendojne per interesa te ngushta te momentit dhe jo per te ardhmen e tyre e te femijeve pra vota te shkon kot nuk sjelle efekte ne zhvillimin e zones

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tom Doshi ka plotesisht te drejte, Rama gabim....

            Tom Doshi ka plotesisht te drejte. Ed muti nuk duhet te merret me Shkodren e nje populli kamkum komunist berishian. Ed muti harxhon buxhetin e taksave tona me investime per te mbajtur gjalle Berishen ne Shkoder, gabim fatal ky! Ed muti te zhvilloje infrastrukturat e gjirit te Duresit, jo Shkodren e alieneve te sektit Berisha. Benet Beci ka qene tere kohes hajdut. Kontrolloni pasurite e familjes se tij dhe do shihni.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje