“LaCivita e ka kuptuar se kush është PD dhe tani bënë takime online” - Dash Sula: Këta bëjnë kontratë 6 mln dollarë, ndërsa degë të partisë nuk kanë as naftë

2 Maj 2025, 18:47Politika TEMA
“LaCivita e ka kuptuar se kush është PD dhe tani bënë

Kontratën e lobimit të PD prej 6 milionë dollarë në SHBA, deputeti Dashnor Sula e ka cilësuar si një shifër të lartë. I ftuar në Report TV, ai tha se për këtë kontratë nuk ka transparencë.

"PD nuk mësoi nga gabimet edhe kontrata me Bashën krijoi problematika, dhe kjo kontratë është bërë në kulmin e fushatës, bëhet një lobim prej 6 milionë dollarë kur një pjesë e degëve të PD s’kanë lekë për naftë. 

Kur flitet për 6 milionë dollarë, nuk deklarohet kush janë dhuruesit, a ka paguar PD lekë, kush i ka paguar 750 mijë dollarët, duhet që të kishte transparencë. Berisha tha kemi punësuar avokat, për ca duhet avokati kur bëhet fjalë për lobimin politikë. Nëse është për problemin e non gratës është tjetër gjë, do ishte fundi të përdoren fonde të PD për lobim", tha ai.

Një koment e pati edhe për këshilltarin e fushatës së PD Chris LaCivita. Ai tha se ndonëse ishte paralajmëruar që ai do të qëndronte deri më 11 maj, LaCivita është larguar.

"Për LaCivita u tha se do të jetë deri në 11 maj, po ai ka ikur tashmë dhe thotë shpeshtoni takimet sikur nuk dihet kjo. Unë e kam thënë nëse nuk takohesh me qytetarët dhe si ke hapur telefonin në këto vite, është e kot. LaCivita e ka kuptuar se kush është PD dhe tani bënë takime online", tha ai.

1 Komente

  1. r
    raul

    Bajlozi me emer mafiozi ka shkuar me vrap te mbushe thesin me dollare tek bariu i dhive te Tropojes Nuredin sudja seci , ka shkuar shpejt te marre pjesen e luanit para dt. 11 maj 2025 se e ka pare nga sondazhet e fundit se puna e vampirit te vicidolit per 11 majin ka shkuar grope dhe me 12 maj vampiri largohet nje here e pergjithmone nga politika pas humbjes apokaliptike qe e pret sic tregon sondazhi ne Elbasan me 20% diference. Pune e kryer, kurse balisto-nazisti pa shtylle kurrizore Tomorr alikoti ne gropen septike te historise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje