Zbardhet takimi i Presidentit Begaj me Mbretin Abdullah II: Shqipëri-Jordani, vullnet për thellimin e bashkëpunimit

2 Maj 2025, 18:09Politika TEMA

Zbardhet takimi i Presidentit Begaj me Mbretin Abdullah II:

Në qendër të bisedimeve ka qenë rritja e dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve. Presidenti Begaj theksoi se është me rëndësi të rriten shkëmbimet tregtare dhe të promovohen investimet jordaneze në Shqipëri, duke vlerësuar potencialet e mëdha që ofron vendi ynë.

Në takim u diskutua gjithashtu për çështje të politikës rajonale dhe ndërkombëtare. Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Jordanisë për Kosovën, si në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare, ashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidenti Begaj konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për hapjen e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Jordani, duke theksuar se Jordania është një partner i rëndësishëm në krahun jugor të Aleancës Atlantike. 

Presidenti shqiptar vlerësoi gjithashtu Iniciativën e Procesit të Aqaba-s, të promovuar nga Jordania, si një nismë e suksesshme në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ai e cilësoi Jordaninë si një "kolonë të fortë stabiliteti" në Lindjen e Mesme dhe nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah II ndanë të njëjtin qëndrim se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e drejtë për arritjen e paqes së qëndrueshme në rajon.

3 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Abdala (Bayromit): me jep fjalen se do te nxjerresh jashte ligjit muslimon brothers m'Albaniston.... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ore gabeli plak

      Gabel plak, kyçe bithen.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Ti je idiot dhe si i tillë nuk duhet të komentosh. Mbreti Abdallah II-të është një figurë e ndritur e botës myslimane, familja e tij ka prejardhje direkte nga familja hashemite, dera e profetit Muhamed a.s. Qëndrimet e Jordanisë kanë qënë thellësisht të ekuilibruara në Lindjen e Mesme, ata kurrë nuk kanë qënë luftënxitës ndaj Izraelit, e kanë njohur atë si shtet dhe kanë bashkëpunuar me botën perëndimore e veçanërisht me SHBA për ruajtjen e paqes në rajon. Ajo që për ne ka rëndësi dhe duhet t'a vëmë fort në dukje, qëndron në faktin se kur Jaser Arafat donte t'a kthente Jordaninë, ashtu si Libanin në një plasdarmë të luftës kundër Izraelit, Jordania i dëboi nga vëndi trupat e Jashar Arafatit për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin e Jordanisë. Politikanët tanë me mirësjellje duhet t'ja vënë në dukje këtë fakt Mbretit Abdallah II, nëse ai kërkon që militantë të Hamasit të strehoheshin në Shqipëri. Ne duhet t'a kundërshtonin një kërkesë të tillë në rast se bëhet, pikërisht për të njëjtat arsye që Jordania i dëboi trupat e Arafatit dhe shpëtoi vëndin nga kaosi e përçarja. Ashtu si Jordania edhe Shqipëria duhet t'a mbrojë veten nga një kthim i saj në një Liban në mes të Europës.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje