VIDEO/ “Hë mo e mbarove telefonin?” - Rama batuta me të riun në Burrel: Nuk i kapte vala poshtë dhe hypi në pemë për të folur

2 Maj 2025, 17:51Politika TEMA
VIDEO/ “Hë mo e mbarove telefonin?” - Rama batuta me të

Rama gjatë fjalës së tij në Burrel bëri batuta edhe me një prej të rinjve që ishte pjesëmarrës në takimin elektoral.

Ai po fliste në telefon dhe Rama “u kap” me të duke i thënë se kishte hipur te pema për të folur pasi poshtë nuk i kapte valë telefoni.

Më tej Rama ironizoi komentuesit e sondazheve, që sipas tij nuk kanë idenë se ç’ndodh në Shqipëri.

"Nuk e di pse janë mërzitur burrat në Dibër. Kush mërzitet vjen me ne dhe nuk është më ashtu. Hë mo mbarove atë telefon ti? Kishe hipur në pemë për të folur në telefon. Nuk i kapte vala poshtë dhe hypi në pemë.

Më lanë pa fjalë ata që ishin aty, kur dilnin të dhënat e anketimit, shumica mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Hutoheshin dhe bëheshin keq. Edhe filluan ta shpjegonin. Hynë në një garë që se besoja. Njëri thoshte, populli është i sëmurë", tha Rama.

Lini një Përgjigje