Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për lobim në SHBA u bë sërish kryefjalë e takimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama.
Nga takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, shefi i qeverisë i shigjetoi rivalët e tij, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë që do të paguhen në 3 vite për rregullimin e imazhit të PD.
“Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, baraz me 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve.
Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të luftojnë për Shqipërinë. Të hedhin 6 milionë, por garant duan Partinë Demokratike. Megjithatë, kjo është histori më vete”, tha Rama.
Sipas shefit të qeverisë lobimi i PD është “një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa”. “Jam i sigurt për këtë”, theksoi ai.
Te Bilalit jane!
Jane te McGonigalit qe ja dha Ducka tek parkingu
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Une cdo pagese qe bej e bej fshehurazi jo me banke. Me canta neper parkingje. Edhe tenderat I kam sekrete. Do filloj te perdor edhe kriptomonedhat se eshte me e lehte dhe paguan shuma te medha. Keshtu doja ta beja me Rubion por se hengri. Kam nje bllok gjithesesi per te gjitha " qokat" e majme qe kam bere...6 mln !!?? Kaq kam paguar vetem kerpudhen tek kryeministria...eh mor daku e kam Steven shume lart. Mund te ble Putinin nese do te me duhet.
Patriotet ne Shqiperi pasi moren 135 milion euro dhe nuk e ndertuan inceneratorin, vendosen qe 4% te kesaj shume t\ua jepnin patrioteve shqiptare te pertejoqeanit .