“Heqja e non gratës nuk blihet me para”, Kadilli: PD me këtë kontratë ka humbur moralisht dhe politikisht

2 Maj 2025, 13:42Politika TEMA
“Heqja e non gratës nuk blihet me para”, Kadilli: PD me

Fatbardh Kadilli, ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me kontratën 6 mln dollarë të lobimit të PD.

Gjatë një intervistë në “News Line” në ABC News, Kadilli tha se të gjithë këtë çështje që është kthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit, e sheh si humbje parash, pasi sipas tij heqja e non gratës nuk blihet me para.

Ai shtoi se me këtë kontratë Partia Demokratike ka humbur moralisht, por dhe politikisht shumë.

“Është zakon tashmë që sa herë ka çështje që lidhen me akuza të natyrës ligjore, politikanët shqiptarë japin deklarimet e tyre në media. Deri tani ka fazë verifikimi. Nëse do ketë hetim do bëhet në sallën e prokurorisë.

Përgjigjet e individëve që ndjehen të akuzuar vetëm e komplikojnë pozicionin e  tyre. Sa i përket kontratës, mendoj që SPAK ka bërë mirë që po bën verifikime. PD duhet të përgëzojë dhe ftojë SPAK për të bërë verifikime të nevojshme.

Gjykimin tim personal, duke bërë vlerësim politik e shoh një humbje parash, moralit nga ana e opozitës dhe humbje partish. Për mua gjykimi nuk janë të natyrës se kujt ia janë parash.

Shqetësimi im është se humbje para kot për një çështje që nuk blihet me para. Këto janë çështje të natyrës politike dhe institucionale. Humbasin moral…”, tha Kadilli.

Gjithashtu ai theksoi se partneriteti nuk mund të blihet me para. “Problemet e Shqipërisë nuk rregullohet me Departament të Shtetit, por më 11 maj”, shtoi ai.

2 Komente

  1. a
    astrit

    O Kadili na thuaj ndonje fjale per dosjen e turpeshme e te frikeshme qe ka prodhuar nongraten per kryetarin e PD!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mentori

      Partia Demokratike ka humbur moralisht që kur betonoi në krye të saj Vuçitolistin serb, hileqarin, mashtruesin dhe përçarrsin e shqiptarëve, Njeriun e Zi Sali Berisha. Shpresa e popullit tek partia demokratike ishte e verbër, se ai kishte etje për liri, mirëqenie dhe përparim gjë që mori fund përfundimisht në 1994me mospranimin e kushtetutës. Që në atë kohë PD humbi moralisht dhe politikisht, tani ajo është në gjendje kome për një kohë të gjatë dhe po mban peng Shqipërinë. POPULLI DHE BE e shpëtoftë Shqipërinë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje