“Kontrata 6 mln dollarë e PD para zgjedhjeve të 11 majit, idiotësi e paparë”

2 Maj 2025, 11:21Politika TEMA
“Kontrata 6 mln dollarë e PD para zgjedhjeve të 11 majit,

Analisti Neritan Alibali ishte këtë të enjte i ftuar në “Noë me Erla Mëhillin” ku ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me bashkëpunëtorët e Donald Trump.

Sipas Alibalit kjo kontratë është shpallur në momentin e gabuar pasi siç u shpreh ai “errësoi fushatën e PD”.

 “Sa i përket kontratës, unë nuk e kam parë dhe nuk mund të flas. Për mendimin tim ishte idiotësi politike e Partisë Demokratike që e shpallën këtë kontratë e deklaruan pikërisht tani në kulmin e fushatës.

Ajo mund të firmosej 15 ditë më pas. Ata e përdorën si gur elektoral, por ju kthye kundër. I pari Rama , Partia Socialiste e goditën të gjithë.

Kjo ka errësuar fushatën e Partisë Demokratike, shpallja në këtë moment. Unë nuk mund të them ka shkelje apo jo, sepse kam bindjen që vetë kjo kontratë është subjekt i hetimit të autoriteteve amerikane, ndaj edhe pala në Amerikë që e kanë firmosur nuk besoj të jenë budallenj ti futen detit me këmbë, por është hap politikisht shumë i gabuar”,-tha Alibali.

2 Komente

  1. L
    Loni

    PD ka qënë, është dhe do të jetë një grumbull formal bagëtie, njëjtë me një tufë dhënësh, e cila komandohet nga bariu dhe një numër qënësh stani në mbështetje të tij. Aktiviteti i saj politik kurdoherë ka qënë rrjedhojë e impulseve, humorit dhe gjëndjes shpirtërore të bariut.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mentori

      Kryesia e PD është me të vërtetë një stan, por me ujqër që ndërsehen kundër njëri tjetrit nga ai që është vetzgjedhur në krye dhe i përdor si vegla qorre në interes të tij.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje