“Mund të dyshoj për para të pista” - Ylli Manjani “skanon” kontratën e lobimit të PD: Flamur Noka duhet të ishte në burg, juristët e këshilluan keq

2 Maj 2025, 10:15Politika TEMA
“Mund të dyshoj për para të pista” - Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA.

Sipas Manjanit, në momentin që donacioni mbi të cilin pretendohet se është bërë lobimi nuk është derdhur në llogarinë  e PD si subjekt politik shqiptar dhe nuk është bërë i ditur burimi i donacionit, mund të lindë dyshimi i arsyeshëm se bëhet fjalë për para të pista.

“Së pari, nuk lejohet pranimi i fondeve nga fondacione jo politike të huaja. Ka edhe një nen tjetër që thotë se çdo donacion mbi 1 mln lekë të vjetra ta inkasojë të llogarinë e saj, jo te “Make America Great Again” se mund të jetë gjithë Amerika Latine që ka para droge dhe ky quhet pastrim parash. 

Ligji shqiptar e ka vënë kushtin që ta pranosh ti donacionin, ta regjistrosh, kërkon të marrësh burimin e donatorit, SPAK s’ka nevojë të shkojë ta gjejë është kjo donacion apo jo. PD ka blerë një shërbim amerikan dhe është futur në mes një garantor.

Ku janë lekët në llogarinë e PD? PD është subjekt shqiptar, dhe çdo donacion duhet të inkasohet dhe të deklarohet në KQZ, ka rregulla. Nëse kjo procedurë nuk ka ndodhur, mua më lind dyshimi i arsyeshëm që janë para të pista”, tha Manjani.

Manjani tha se Flamur Noka, personi që firmosi kontratën, duhet të ishte në burg.

Sipas tij, ai është këshilluar keq nga juristët.

“Duke parë ligjin shqiptar dhe atë kontratë, Flamur Noka duhej të ishte në burg sot.

Sepse të tjerët kanë bërë më pak dhe janë future në burg.

Ilir Meta është futur në burg për më pak se kaq.

Ky ka shkuar në burg me këmbët e veta.

Juristët e kanë këshilluar shumë keq, se ky nuk është donacion zgjedhor.

Ka dy nene në ligj, që krijojnë dyshime të arsyeshme për firmën e Nokës.

Arben Ristani për pak shkoi në burg për këtë gjë.

Në çdo palë zgjedhje Partia Demokratike bën të njëjtin gabim”, tha Manjani.

6 Komente

  1. c
    cocialisti

    Eh o Manjan. C'tu desh o burre te beje te ndershmin kur ishe Minister , do kishe miliona euro sot. Tani je nje cike vone se Km nuk e di ku e ka koken per vete pas 11 majit e jo me te mendoje per koken tende. Por me mire vone se kurre.

    Përgjigjjuni
    1. c
      copdisti

      Se ju e Ka koken ish presidenti, e di? Ta them une, te Bejleri ne Athine!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na kepute brinjet

        Ha ha ha shume " i ndershem" ky ne fakt!

        Përgjigjjuni
      2. J
        Juristi

        Te gjithe kete loje e ka bere Fatmir Meediu.Ke nuk ka ngrene kjo moster qe mos te hante edhe Mul Noken.Vini re si eshte strukur e nuk del asgjekundi.Ky ne Gerdec,ku ne La Civita ,matrapazi qe gjysmen e pronave te PR (kuptohet te rrembyera nga dhelpra Godo e te pervehtesuara nga ky)i ka shperndare ne drejtesi per te mos u prekur kurre.Pse nuk lakohet ne asnje çeshtje penale Fatmir Mediu.Aresyeja se ka dorovitur jo para por prona.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Manjan bythlevizuri

          Po sh mire e ke o gomar! Sipas teje duhet te ishte ne burg Flamur Noka e te dilte Pllumb Gjoka qe te mbush xhepat ty!

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            mire e ke ylli ne shqiperi nuk ka SPAK dhe gjykata asgje

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje