Dash Shehi: Jetoj sot e kësaj dite në pallatin e Enver Hoxhës, nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti. Jo si këta madhështorët, që e kanë bërë nga një xhiro tek PS

2 Maj 2025, 09:23Politika TEMA
Dash Shehi: Jetoj sot e kësaj dite në pallatin e Enver Hoxhës,

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se ka ende njerëz të ndershëm.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai thotë se vetë jeton në një pallat të Enver Hoxhës dhe shteti nuk i ka vjedhur asnjë gozhdë.

Ai thotë se ka lindur dhe do të vdesë djathtas, ndërsa ironizon demokratët duke thënë se “madhështorët e kanë bërë nga një xhiro në PS”.

"Që në ditë të parë në PD nuk i kam borxh asnjërit! Në këtë qytet gjysmën e PD e kam bërë vetë. Ato të tjerët me kanë borxh. 

Asnjë politikan në këtë qytet nuk është i ndershëm. Jetoj tek pallati i Enver Hoxhës 31 vjet. 

Ma gjej një tjetër si unë, që ka qenë në pushtetin tim, që të jetojë atje. 

Prandaj i dal ballazi qytetarëve. Jam një nëpunës i mirë dhe nuk i kam vjedhur një gozhdë këtij shteti. 

Ne i ftojmë qytetarët që mos votoni për populizma, por votoni për vetën tuaj. 

Unë nga PS nuk kam qenë ndonjëherë, unë kam lindur djathtas dhe do vdes djathtas. 

Ju madhështorët e keni bërë nga një xhiro tek PS. 

Këtë duam t'i shpjegojmë shqiptarëve, që Shqipëria ka akoma ca burra të zot", tha ai.

Ndërsa i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi u shpreh se ikja nga pushteti i Ramës dhe ardhja e Berishës sërish në pushtet nuk është ndryshim, por përsëritje.

“Ndryshim është fjalë e madhe. Në fakt nuk duhet ndryshim, por duhet përmbysje. Duhet bërë një republikë tjetër, me ligj zgjedhor tjetër, me reformë tjetër administrative, me ligj për administratën publike, do marrë me themel. 

A do t’ia mbërrijmë kësaj pune, këtë nuk e di. Por ndryshim nga ana esenciale, e dukshme, e kapshme, do të jetë që të mos jenë këta njerëz dhe nga këtu fillon e mbarojnë shumica e fjalëve, por njerëzit i bëjnë këto. 

Nëse të hënën bie Edi Rama dhe vjen Sali Berisha nuk është ndonjë ndryshim i madh, se është përsëritje e treta herë. Më thuaj në cilën skemë, lloj filozofie u quaka ndryshim? Kjo është vetëmbyllja e dialektikës së politikës shqiptar, prandaj ajo ka përfundur këtu ku është.

Nëse nuk kapërcehet kjo punë, kjo nuk është ndryshim se janë të njëjtët njerëz, i njëjti mentalitet, bile do të përkeqësohet po ta krahasosh Berishën e parë me të dytë e të tretë, sigurisht që ka ardhur në përkeqësim. Berisha i parë besonte te demokracia, ky i dyti ka besuar te pushteti, ky i treti ka edhe ca halle të tjera në kurriz. 

Shtetin këta e kanë bërë. E ke parë si ndahen periudhat në Shqipëri, koha e Enver Hoxhës, koha e këtij, koha e atij. Sepse ne nuk na kanë qeverisur institucione, por njerëz, individë. Individi, më i miri në botë me qenë, gjithmonë është i gabueshëm, është i korruptueshëm kur rri ca kohë, i pëlqen pushteti absolut.

Flasin në vetë të tretë, si të them unë: Ai Dashamir Shehi. Kemi mbërrit në një limit qesharakësh, por kam shpresë se një pjesë e këtyre të rinjve dhe ne të vjetërve, që hajde të ndryshojmë realisht. T’u bëjmë një thirrje qytetarëve”- tha Shehi.

7 Komente

  1. P
    Po

    Thot ky qe ka deklaru 5 milion euro pasuri.. Ik o daj se nje qofte ktu e nje teke atje duke ju lepir Saliut i bene parate. Ke lene name duke sharre katundaret e malokt si nje rrugace ordiner ne pijetoret e Tiranes.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mihonia

      Po çfare lidhje ke ti me prona e pasuri o Dasho ,ty te mjafton nje dopjo raki dhe masanej gjithçka eshte ne rregull.Kur te del ajo e shkrete mendon se sa budalla paskam qene dhe nga trishtimi shkon prape e pi edhe nje dopjo tjeter kete radhe me içik meze se nuk ba mo trupi .

      Përgjigjjuni
      1. n
        noname

        genjeshtar legen,i vajti gjithe jeta ne jastek te bute ,si ra njehere bytha ne uje ,nuk u zgjodh kurre me votat e veta dhe tereziti punet familjare si jo me mire .....ti je nje hajdut i parase publike si nje "deputet" kurre i zgjedhur me vota te tijat por gjithnje ne gji te pd bashke me disa bythqira te tjere tip ,mefiu ,ndoka ,idrizi etj.TI JE LLUM

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sul Kodra

          Po mire o Dash magazinjeri i pyjores Tirones o vellai Jovan Bregut te Sali Kermes , po si te boni nga magazinje Minister .??..??..???...???!!!! Je hajdut profesionist si gjithe magazinjeret e kohes se Enverit. Une Dash Saliun e Vicidolit e kam komshi bertet mori pallat te Enverit por e ke shtuar 4 - 5 here e ke legaizuar o pizdeveng muti... Po more Dash Haleja si matrapaz xhongler po kunatit tend Pustina si ja dhe 160 meyra katror shtepi ne zemer te bllokit..??? !!! ???.... Po gruan more kusar i Saliut kush ta mbajti 15 vjet Drejtoreshe te AMF - 'se me page 5.000.000 leke te vjetra ne muaj ....?????????? Ti je sharlatan nofllashtremet qe sjoq ke vetem veten. .

                Lini një Përgjigje