Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe ligjshmërinë e fondeve që Partia Demokratike po përdorur kur ka 12 vite në opozitë.
Ai vuri në dukje se kontrata e lobimit të PD në SHBA, përbën një shkelje të barazisë në garën zgjedhore.
"A është i barabartë Arlind Qorri me PD që pagun 6 milionë dollarë dhe sjell avokatin e Trump që të bëjë fushatë. Sepse kemi edhe një kontratë me La Civita.
PD dhe Berisha kanë miratuar dispozitat e kodit zgjedhor dhe si pasojë e pabarazisë që ndodhte në zgjedhje vite më parë dhe ka qenë PD iniciatore e kësaj.
Kufizimet janë të qarta në ligj dhe i ka votuar vet Berisha donacioni është i paligjshme nëse i kalon 1 mln euro. PD ka 12 vite në opozitë, paguan 12 milionë dollarë për 2 avokatë", tha ai.
Si ka mundësi qe ti jeton ka 12 vjet pa punuar ahahha apo mban vlaga e rrushfetit qe ke marrë nga gjyqtarët për transferime e emërime