Një fushatë për të mos zbatuar pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD që shkarkon automatikisht Berishën në 12 maj

2 Maj 2025, 10:47Politika TEMA

Një fushatë për të mos zbatuar pikën 8 të nenit 46

Nga Adriatik Doçi

Të gjitha sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë një emërues të përbashkët; Partia Demokratike është 11 deri në 15 pikë pas Partisë Socialiste. Sondazhet, të cilat nuk përfshijnë votën e diasporës për të cilën nuk dihet se në cilin krah do anojë, janë shpallur nga opozita si të blera, ndonëse kompanitë janë konfirmuar si serioze në zgjedhjet e kaluara, duke parashikuar me një saktësi të frikshme rezultatin, madje njëra prej tyre ka parashikuar edhe fitoren e Trump. Nga ana tjetër, asnjë kompani sondazhesh nuk ka pranuar ofertat financiare të Syri Tv për të kryer një sondazh që nxjerrë fituese Partinë Demokratime, pasi reputacioni i kompanisë do të shkatërrohej me 12 maj.

Nën këtë atmosferë sinjalesh humbjeje, Partia Demokratike ka pritur me entuziazëm të pazakontë, si të kishte fituar zgjedhjet, një rezolutë të katër Partive Popullore Europiane, përmes të cilës zgjedhjet parlamentare 11 majit pothuajse shpallen të manipuluara. Dokumenti është hartuar nga vetë PD, ndërsa PPE e kanë miratuar si ndonjë profesor kur ish studenti i zë derën për të firmosur një rekomandim me karakteristika të shkruara nga vetë ai, për të plotësuar kriteret formale për një vend pune.

Disa ditë më parë, Sali Berisha i ka besuar Gjin Gjonit hartimin e dosjes së 'manipulimit' të zgjedhjeve të 11 majit. 'Libri i zi 2', i ngjashëm me 'Librin e zi të zgjedhjeve 2023', pritet të miratohet nga forumet e PD nga muaji korrik, në vend të analizës së humbjes së pritshme.

Ditëm e sotme, delegacioni i Bashkimit  Europian në Tiranë u detyrua të përgenjështronte portalin e Familjes Berisha, i cili pretendonte se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral. Në kulmin e fushatës elektorale, Sali Berisha i ka përqëndruar energjitë në krijimim e një narrative për të konstestuar rezulatatin e zgjedhjeve të 11 majit. Retorika e fushatës ka devijuar në denoncimin e 'krimeve zgjedhore', ndonëse deri më sot, në flagrancë duke blerë vota është kapur vetëm një përfaqësues i PD-së.

Fushata për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sali Berisha, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, miratoi një amendament të rreptë në statutin e PD, për përgjegjësinë e kryetarit në rast se partia humbet zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i amendamentit ishte dëbimi i Lulzim Bashës nga PD-ja dhe legjitimimi i kthimit të Berishës, edhe pse alibia e Bashës për humbjen e zgjedhjeve të 2021 ishte mbështetur nga Berisha deri ditën e 'besëprerjes'.

Bëhet fjalë për pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD. Kjo pikë parashikon që; Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie".

Kjo pikë e statutit të PD është ende në fuqi. Nëse PD humbet zgjedhjet, Sali Berisha, sipas këtij parashikimi, është i shkarkuar automatikisht në 12 maj si kryetar i PD. Por, halli i Familjes për t'a mbajtur PD-në si helmetë, pritet të dominojë mbi këtë parashikim statutor, për të cilin do të gjendet një marifat që të 'zbatohet' si primaret!

Një fushatë për të mos zbatuar pikën 8 të nenit 46

5 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Po, ne 12 Maj, do themelohet aleanca Rama - Berisha 2025 dhe hallet e shqiptareve qe ulerijne do marrin fund, sa do kene zili ne Afganistan e Sudan.......ngelet duke share apo mburrur bishat e realizmit socialist....lol = Gezuar Ramazonin!..apo Baromin....lol

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      E ndryshon shpejt ate pike te statutit. Nuk iken, aty do vdes, kryetar i asaj particke. Nuk e lene agjenturat e huaja qe e kane paguar. Pse kollaj largohesh? Ai qe pa hipur ne pushtet mori canten me milion ne anbasaden Jugosllave ne Paris. Nuk iken dot. Aty e kemi nepwr kembe kete ngatrrestar te gjithanshem, deri sa ti dale shpirti.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salehu

        Ha mut kalec baba yt shpellak do ngordhe

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi

          Si gjithmone u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat nuk njohim zgjedhjet narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici protest protest protest , kenga popullore e super degjuar prej vitesh nga Bufi

          Përgjigjjuni
          1. H
            Historia

            Mbas lufte pasi PK dhe Enveri u rreshtuan me fitimtaret , tere spiunet e serbit , sidomos ne Veri dolen ne mal te luftonin vellezerit e tyre dhe veriu u mbush me banda. Saliu po provokon te njejten gje si spiun i serbit. Hiqet sikur zgjedhjet do manipulohen dhe po pergatit bandat e korruptuara nga paret e UDB- por ta di se pushka qe po mundohet te ngreje kunder pushtetit shqiptar te ligjshem do perfundoje perseri ne byth te reaksinareve…Aq me teper se sot Shqiperia eshte aleate me perendimin….

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje