Deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim' është shprehur se morali politik nuk mund të blihet me para.
Komentet Alibeaj i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e 'Tregut Çam' në Tiranë, ku tha se kodi zgjedhor duhet të adresojë çështjet e financimeve të partive politike.
"Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe.
Sigurisht e drejta e tyre që kanë hedhur këto para apo që kërkojnë shërbimin e tyre, por kam përshtypjen që çështjet e financimeve të huaja apo financimet e palëve të treta, është një çështje që do duhet të adresohet diku në kodin zgjedhor.
Meqë Prokuroria ka nisur verifikimet, e udhës është që t'i lihet asaj që të vendosë për saktësinë apo korrektesën ligjore. Me para nuk mund të blihet morali politik.
Kjo është një gjë që duhet thënë, duhet injektuar te njerëzit, siç kemi bërë ne, pa asnjë financim, madje edhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, por në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit", tha Alibeaj.
Amerikani pa në PD një parti sharlatanësh në krye të të cilit qëndron Primitiv i Ballkanit Sali Ramë Sheqere Berisha. Ai u gajas me kreun karagjoz të PD dhe me ndërmjetësin "diplomat" Mafjozin Fatmir Çamin Mediun(i cili i ngul thikë mbas shpine shqipëtarëve). Njërëz ruhuni nga politikanët e shitur, tradhtarë të këtij vendi që flasin në emrin tuaj, ata kanë nxjerrë në ankand Shqipërinë dhe shqiptarët i trajtojnë si skllevër, dhe të pavlerë!