Mbreti i Jordanisë, Abdullah II ka mbërritur sot në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit te Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ceremonia e pritjes ka nisur në orën 12:45 në Presidencë.
“Mirësevini në Shqipëri Madhëria Juaj, Mbret Abdullah II i Jordanisë”, është shprehur Begaj i cili i kishte bërë ftesën rreth një muaj më parë gjatë një ngjarje zyrtare në Sofje.
Më pas, ai do të pritet në kryeministri nga Edi Rama në orën 13:45.
Kjo nuk është hera e parë që mbreti jordanez zhvillon një vizitë në Shqipëri. Më 12 Maj 2015, Abdullah II zhvilloi vizitë në Shqipëri ku u takua me presidentin asokohe Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në maj 2022.
…. I kane spiunuar mbretit per nje Lider Gamor. Sa Palestineze do marri Ramazoni, pas zgjedhjeve! Gjeagjeze?!
cpune kane gerrrrko gjakdhjeret jevgjiti arapi ne Tirane?